Sa do zgjasi protesta? Vasili i jep fund dilemës: Qeveria e trembut nga qytetarët, në Shesh deri…

475
Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili në një intervistë për Report deklaron se sot në shesh do të jetë një numër i madh protestuesish. Ai deklaroi se do të vendosin qytetarët sa do të vijojë protesta e sotme.
‘Pjesëmarrja ka tejkaluar parashikimet tona. Synimi që kishim që protesta të kishte një dimension qytetar dhe kjo është arritur. LSI ka marrë përgjegjësinë e organizimit të kësaj proteste. Cdo minutë e humbur bie në kurrizin e qytetarëve. Ka një mobilizim të jashtëzakonshëm të policisë, të ‘çuditshëm’. Nëse policia do ishte kaq e angazhuar kundër drogës nuk do të ishim sot në shesh.
Po evidentohet cdo protestues, po shikohen si armiq të pushtetit, kjo shton zemëratën. Shteti po ekstradon kriminelët për t’u shpëtuar dënimeve, ndërsa institucionet bëjnë të paditurin. Cdo lloj vendimi për sot apo ditët në vijim për protestën do e marrin qytetarët. Shpenzimet e protestës janë minimale”. Vasili dënoi edhe vendimin e bashkisë së Tiranës për të hequr banerin që shpalosi PD për Ardit Gjoklajn. “Kjo është një qeveri e trembur”.
Sigal