Rushaj përgënjeshtron Bashën: Berishën nuk e përjashtuam që ta mbronim, por respektuam standardin ‘Doshi’

241
Sigal

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Alfred Rushaj, ka dhënë një intervistë për emisionin e mëngjesit në ABC.

Por ndryshe nga kryetari demokrat, Lulzim Basha, që deklaroi në një takim me deputetët se përjashtimi i Sali Berishës u bë për ta mbrojtur atë dhe familjen, Rushaj thotë diçka tjetër të kundërt.

Sipas tij, përjashtimi i Berishës u bë për të respektuar një standard të vendosur më parë.

Edhe pse ai nuk e përmendi konkretisht, por duket se iu referuar vendimit për rastin e Tom Doshit.

“Vendimi që është marrë për doktor Berishën është i vështirë dhe ngjall emocione te një pjesë e mirë dhe te simpatizantët e PD-së. Unë jam munduar që ta vë veten në lëkurën e Bashës dhe të zotit Berisha dhe është një pozicion shumë i vështirë”.

“Duhet thënë se jashtë diskutimeve me presionin dhe kërkesat e ndryshme që kanë bërë partnerë tanë, është e rëndësishme që ne të kemi parasysh se ka pasur parasysh një standard. Standardi është arma më e madhe që ka një politikan për të krijuar besim tek qytetarët”.

“PD-ja, në mënyrë zyrtare ka kërkuar që çdo person që është pjesë e PD-së dhe është shpallur non-grata, të përjashtohet nga grupet parlamentare, dhe pse ne e dimë se Berisha nuk ka vend në atë listë, por ishin të tjerë ato që e përfshinë emrin e tij.

Ne e aplikojmë standardin dhe kur bëhet pjesë për historinë tonë, Berisha për çdo demokrat konsiderohet si personi që bëri një betejë pa kompromis për rrëzimin e komunizmit. Cilësohet si personi që ka punuar dhe është personi kryesor që arriti sukses në nismat që ka marrë. Ka qenë një vendim i vështirë, por kjo tregon se PD-ja është e vendosur për të zbatuar një standard që vijon të na krijojë dhimbje”.