Rizgjedhja e Bashës, Alizoti: Dorëhiqem nga kryesia, shkak mosdorëheqja e Bashës

410
Një ndër kritikët e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, Tomorr Alizoti, ka dhënë dje dorëheqjen nga detyra e departamentit të ish-të përndjekurve dhe anëtarit të kryesisë.

Alizoti thekson përmes një mesazhi në “Facebook” se shkak për këtë vendim bëhet mosdorëheqja e Bashës dhe imponimi ndaj normave perëndimore.“Në përfundim të votimit të anëtarësisë së PD për kryetarin e saj jap sot dorëheqjen time nga detyra e drejtorit të departamentit të ish të përndjekurve dhe nga ajo e anëtarit te kryesisë. Unë, pas humbjes dramatike të PD-së mbrojta qëndrimin se z Lulzim Basha ishte përgjegjës kryesor për këtë humbje dhe duhej të dorëhiqej në mënyrë që partia të niste një proces reflektimi dhe ringritjeje. Dorëheqja do të ishte një akt demokratik i nevojshëm dhe një pranim i vërtete i përgjegjësive. Vetëm kështu ne do të kishim mundësinë e ndërtimit të një fryme dhe force të vërtetë opozitare. Z.Basha zgjodhi një qasje tjetër duke iu imponuar normave perëndimore dhe duke u rizgjedhur, kësisoj unë si akt qytetar dhe fisnik po zgjedh të dorëhiqem. Mbetem një mbështetës i paepur i PD dhe i të djathtës dhe shpresoj që ajo shumë shpejt të zërë vendin që meriton. Mirënjohje të thelle për të gjithë mbështetësit”, thotë Alizoti në mesazhin e tij.
Sigal