Rinia “ngel në klasë” arsimin në Shqipëri

327
Sigal

Në ditën e rinisë kombëtare, Vëzhgimi Kombëtar i jep një shuplak propagandës për gjoja arritjet e arsimit shqiptar. Sipas të dhënave të vëzhgimit 80% e konsiderojnë sistem arsimor si jo cilësor, dhe se institucionet arsimore janë pak ose aspak të sigurta për të studiuar në to. 97% e të rinjve të anketuar shprehen se rritja e çmimeve ka ndikuar në mënyre të konsiderueshme në mirëqënien e tyre dhe se 89% e tyre e kanë shumë të vështirë pothuajse të pamundur përballimin e kostove të jetesës! Rreth 96% e të rinjve të anketuar kanë pak, ose aspak besim te partitë politike, ku këto të fundit kanë treguar pak, ose aspak vullnet për zgjidhjen e problematikave të tyre!

Pse u harrua dita ndërkombëtare e rinisë

Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë: 70 % e të rinjve shqiptarë kërkojnë të emigrojnë në një vend të Be-së!

Indeksi Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri tregon se Qeveria nuk ka përmbushur detyrimet ndaj të rinjve! Sipas Indeksit, 35% e popullsisë nuk janë prioritet për asnjë institucion publik në vend!

Tiranë, 8 gusht 2018 – Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, CRCA Shqipëri dhe ANYN bënë publike Indeksin Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, i cili përmban vlerësimin që organizatat e shoqërisë civile në vend i kanë bërë punës së Qeverisë dhe Bashkive për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë në Shqipëri. Indeksi është pjesë e Raportit Kombëtar “Rinia në Shqipëri”, i cili do të bëhet publik në 12 gusht 2018, në kuadër të ditës ndërkombëtare për të rinjtë. Raporti, që u përgatit përgjatë një periudhe dy vjeçare me pjesëmarrjen e mbi 15 organizatave të shoqërisë civile rinore, ngre shqetësimin se Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë (2015-2020) ka mbetur thuajse tërësisht i pazbatuar dhe se Rinia nuk është një prioritet për Qeverinë dhe Bashkitë në Shqipëri. Sipas raportit, një ndër sfidat madhore të të rinjve në vendin tonë mbetet punësimi. Rreth 81% e organizatave Rinore deklarohen se nuk kanë mbështetjen e Qeverisë për promovimin dhe fuqizimin e programeve të nxitjes së punësimit të të rinjve. Të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare e Punës (ILO) për vitin 2018, tregojnë se Shqipëria ze vendin e parë në Europë për papunësinë e të rinjve. Të dhënat e raporteve të organizatave ndërkombëtare, tregojnë se rreth 70% e të rinjve në Shqipëri kërkojnë të emigrojnë në një vend të BE-së! Të rinjtë, përballen me mungesa të mundësive, politikave sociale dhe ekonomike dhe mospërfillje të tyre nga institucionet vendimmarrëse për çështjet e punësimit dhe zhvillimit, që ndikojnë në jetën e tyre. Pjësëmarrja e të rinjve në proceset vendimarrëse është shumë e ulët. Në bazë të Raportit të CRCA dhe ANYN, rreth 73% e të rinjve në vendin tonë, nuk gjejnë mbështetjen e Qeverisë në përfaqësimin e tyre në proceset vendimmarrëse dhe strukturat e qeverisjes vendore. Referuar këtij raporti të rinjtë, po përdoren vetëm si një sfond politik, nuk kanë pjesëmarrje efektive në politikë-bërje dhe vendimmarrje në të gjitha nivelet e politikës si dhe kanë një mungesë të theksuar të mbështetjes së saj. Deri në fund të vitit 2017, Qeveria nuk shpenzoi asnjë lek për zbatimin e Planit të Veprimit për Rininë. Edhe pse Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, ka ngritur zërin për këtë problem thelbësor, Kuvendi i Shqipërisë dhe Qeveria pranuan të caktonin vetëm 0.01% të buxhetit të shtetit për të rinjtë, për rreth 35% të popullsisë në Shqipëri. Me përjashtim të Tiranës, Bashkitë e tjera në vend nuk kanë asnjë zë buxhetor specifik për të rinjtë. Mbi 80% e të rinjve në mbarë vendin pohojnë se ka një mungesë të theksuar të shërbimeve miqësore dhe cilësore për ta. Këshillimi dhe ndihma psiko-sociale falas për gjimnazistët dhe studentët nuk ofrohet në asnjë qytet të Shqipërisë, ndërsa ky shërbim duhet ofruar në Qendrat Komunitare ose Rinore të Bashkive. Një ndër shërbimet më të kërkuara nga të rinjtë është edhe Karta Rinore.

77% e të rinjve e konsiderojnë sistemin arsimor jo cilësor dhe gjithëpërfshirës, ndërkohë 80% e tyre i konsiderojnë shkollat dhe universitet si ambiente pak ose aspak të sigurta!  

Të rinjtë në Shqipëri, vlerësojnë me notë ngelëse arsimin në vendin tonë. Bazuar në Vëzhgimin më të fundit kombëtar të realizuar përgjatë muajit korrik 2022, të rinjtë vlerësojnë se arsimi në Shqipëri jo vetëm që nuk plotëson aspak standartet europiane, por institucionet arsimore në vend konsiderohen si të pasigurta. Ndërkohë vëzhgimi sjell faktin se besimi në partitë politike tashmë ka dështuar tërësisht, ndërsa të rinjtë në pothuaj shumicën e tyre nuk dëshirojnë më t’i drejtohen të drejtës së tyre të votës. Në ditën Ndërkombëtare të Rinisë, të rinjtë shqiptarë përmes një Vëzhgimi Kombëtar të titulluar Rinia: Regres apo Progres? kanë sjellë një panoramë të qartë të sfidave dhe problematikave më aktuale që përballen çdo ditë të jetesës së tyre në Shqipëri!  Ky vëzhgim sjell shifra dhe fakte të situatës së sigurisë, mirëqënies, besimit te puna e partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile në interesin më të lartë të tyre, si dhe trajton tre shtylla të shumë diskutuara, si: arsimi, punësimi dhe emigrimi, për një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë! Ky vëzhgim bazohet në analizën e të dhënave të mbledhura përmes një pyetësori online kombëtar, i plotësuar nga mbi 600 të rinj e të reja të grupmoshës 15-29 vjeç në mbarë vendin.

Të dhënat e vëzhgimit shfaqin situatën se:  

  • Rreth 80% e të rinjve të anketuar e konsiderojnë sistemin arsimor si jo cilësor, gjithëpërfshirës, dhe se institucionet respektive arsimore janë pak ose aspak të sigurtë në shkollën/universitetin për të studiuar në to!  
  • 74% e të rinjve të anketuar shprehen se problematikat dhe sfidat e tyre nuk merren parasysh nga institucionet arsimore në Shqipëri!
  • 87% e të rinjve të anketuar i konsiderojnë komunitetet ku jetojnë deri diku ose aspak të sigurta! Ndërkohë 80% e tyre në marrëdhënie pune ndihen deri diku ose aspak të sigurt në vendin e tyre të punës.  
  • 97% e të rinjve të anketuar shprehen se rritja e çmimeve ka ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në mirëqënien e tyre dhe se 89% e tyre e kanë shumë të vështirë pothuajse të pamundur përballimin e kostove të jetesës!  
  • Rreth 96% e të rinjve të anketuar kanë pak ose aspak besim te partitë politike, ku këto të fundit kanë treguar pak ose aspak vullnet për zgjidhjen e problematikave të tyre!  
  • 40% e të rinjve të anketuar shprehen se nuk do të shkojnë të votojnë në zgjedhjet vendore 2023 dhe se 29% e tyre janë ende të pavendosur për të votuar!  
  • Vetëm 7% e të rinjve të anketuar shprehen se organizatat e shoqërisë civile janë të pavarura! Gjithashtu, 80% e tyre mendojnë se organizatat e shoqërisë civile punojnë më tepër për interesin e tyre sesa për zgjidhjen e problematikave të të rinjve!  
  • 85% e të rinjve të anketuar shprehen se është shumë e vështirë gjetja e një vendi pune në profesion pas përfundimit të studimeve! Lidhur me këtë vetëm 26% e tyre besojnë se në Shqipëri mund të punësohen bazuar në meritokraci!  
  • Vetëm 17% e të rinjve të anketuar shprehen se të rinjtë trajtohen me dinjitet dhe të drejtat e tyre respektohen në vendin e punës!
  • 76% e të rinjve të anketuar shprehen se të ardhmen e tyre e shikojnë larg Shqipërisë, ku 58% e tyre nuk do të riktheheshin më në Shqipëri!

Vëzhgimi Kombëtar “Rinia“ Regres apo Progres?” ka si qëllim kryesor evidentimin e sfidave dhe problematikave që të rinjtë shqiptarë përballen çdo ditë, duke analizuar dhe duke informuar të rinjtë dhe të rejat, publikun dhe institucionet shtetërore në vend, mbi situatën e tyre përgjatë këtij viti. Vëzhgimi gjithashtu kërkon të sjellë në vëmendje të institucioneve vendimarrëse, të gjitha problematikat dhe sfidat me të cilat përballen të rinjtë në Shqipëri, duke nxitur në një dialog të qëndrueshëm pushtetin qëndror dhe atë lokal me fokus ligjet, politikat dhe strategjitë për të rinjtë. Bazuar në identifikimin e sfidave, problematikave dhe situatës së të drejtave të të rinjve në Shqipëri, vetë të rinjtë kanë rekomnaduar edhe një seri zgjidhjesh të mundshme që do të ndihmonin në përmirësimin e situatës dhe avancimin e mëtejshëm të kauzës së të rinjve në Shqipëri.