Rilindja të vetëpastrojë PS-në nga kriminelët

578
Sigal

Tensionet politike në qytetin e Shkodrës pas largimit të kryebashkiakut kanë mbërritur dje në mbrëmje në selinë e socialistëve. Kreu i partisë urdhëron nga Tirana spastrimin nga administrata të njerëzve të Bushatit, pasi ky i fundit denoncoj publikisht kupolën e PS-së, se riktheu kriminelët në lista. Reagon Prof. Arben Malaj: Ditmir Bushati meriton të mbështetet

PS të vetëpastrohet nga kriminelët. Ditmir Bushati meriton të mbështetet

Prof. Dr. Arben Malaj

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj, ka reaguar pas deklaratave të Ditmir Bushatit, dhe shkruan, se Bushati meriton të mbështetet. Sipas Malajt, PS-ja ka pasur struktura për verifikimin e figurave që hynin në parti, por pas vitit 2015, kohë që përkon me ardhjen e Ramës në krye, këto struktura u shkatërruan. Prof. Dr. Arben Malaj shkruan: “Ditmiri meriton mbështetje publike, jo vetëm nga socialistë progresistë. PS-ja ka detyrim moral dhe ligjor të vetëpastrohet nga kriminelët dhe hajdutët. PS-ja i ka pasur strukturat e verifikimit të integritetit të individëve që promovoheshin për mandate politike në nivel vendor dhe qendror. Këtë strukturë për disa vite e drejtonte Ndre Legisi si një koleg me integritet të lartë. Pas vitit 2005 struktura të rëndësishme të PS-së u shkatërruan me vetëdije, për ta kaluar PS-në nga një organizatë politike me institucione funksionale për demokraci të brendshme, në parti të kryetarit, si në qendër dhe në rrethe. Me dhimbje, konstatohet se ajo që ndodh sot me drejtimin e PS-së përmblidhet në shprehjen e mençur të popullit shqiptare se “Çfarë të mbjellësh, do të korrësh”. PS-ja duhet të jetë partia e njerëzve që duhen dhe përkushtohen për këtë vend dhe jo një instrument politik abuziv për mjaftistët e babëzitur. Angazhimi i Ditmirit duhet të jetë një moment reflektimi i shqiptarëve progresistë. Cilësia e partive politike përcakton cilësinë e qeverisjes së vendit tonë, cilësia e qeverisjes përcakton cilësinë e jetës sonë të përditshme.