Rilindja shkel ligjet e veta/ Vojo Bregu : I bëjmë thirrje KQZ-së të nisë sa më parë hetimin administrativ për marrjen e masave

235
Sigal

Vojo Bregu ka denoncuar një tjetër skandal të rilindjes, ku një ndërtesë në rrugën Haxhi Hysen Dalliu         është bërë pjesë e propagandës politike.

Në postimin e tij ai shprehet se ‘’Ky veprim është haptazi në shkelje të nenit 79 të Kodit Zgjedhor’’

Postimi i tij i plotë :

Ky ambient në rrugën Haxhi Hysen Dalliu,( pranë Brrakës) i veshur në pjesën e jashtme me materiale propagandistike të një subjekti politik, është haptazi në shkelje të nenit 79 të Kodit Zgjedhor, Udhëzimit nr. 1, datë 31.05.2017, si dhe vendimit nr. 153, datë 11.04.2019 të KQZ.

I bëjmë thirrje KQZ-së, të nisë sa më parë hetimin administrativ për marrjen e masave të parashikuar në ligj.

LSI Njësia Administrative Nr. 9.