Gjykata e Tiranës rrëzon procesin politik të SPAK

46
Sigal

Gjykata e Tiranës rrëzon procesin politik të SPAK-ut kundër liderit të opozitës, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit.

Në hetimin për kthimin e pronave të ish-kompleksit “Partizani”, SPAK ka pasur nën hetim edhe 12 persona të tjerë, kryesisht punonjës administrate.

Këta persona janë kompetencë shqyrtimi gjyqësor nga gjykata e Tiranës.

Kjo e fundit, gjatë ditës së sotme, ka vendosur të refuzojë arrestimin e këtyre 12 personave, pasi nuk ka gjetur prova dhe fakte për kryerjen e veprave penale.

Me këtë vendim, Gjykata e Tiranës rrëzon të gjithë të ashtuquajturën “dosja e kompleksit Partizani”.

Sipas dosjes hetimore të SPAK-ut, Malltezi ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme tokën e paraardhësve të tij. Po sipas SPAK-ut, këtë përfitim, Malltezi e ka siguruar nga Sali Berisha, në kohën kur ishte kryeministër.

Dosja e SPAK-ut përmend edhe shumë emra zyrtarësh, të cilët, sipas Prokurorisë së Posaçme, kanë ndjekur procedurat e privatizimit dhe kthimit të trojeve të kompleksit sportiv “Partizani”.

Pra, rrjedhimisht, në logjikën e SPAK-ut, këta zyrtarë duhet të ishin të gjithë fajtorë, së bashku me Berishën dhe Malltezin.

Por, vendimi i gjykatës së Tiranës, i cili konstatoi se 12 zyrtarët nuk kanë përgjegjësi ligjore në veprimtarinë e tyre, është një dëshmi e qartë se e gjithë procedura ka qenë e rregullt dhe konform ligjit.

Nga ana tjetër, ky vendim i Gjykatës së Tiranës konfirmon faktin se Prokuroria e Posaçme është përdorur si një levë politike në duart e kryeministrit Edi Rama për të goditur kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.