“Rilindin” investimet, Shqipërisë me 1000 të sëmurë mendorë të lirë, i shtohen edhe 4 spitale psikiatrike me 32 milionë dollarë

496
Përparim HALILI
Investimet e planifikuara prej “Rilindjes” për vitin 2017 kanë edhe drejtim tjetër social, që duket se u është futur në pjesë buxheteve të shumë shërbimeve e institucioneve shtetërore si policisë, ushtrisë, kulturës, rrugëve, presidencës, SHISH, mjedisit, arsimit, shkencës, infrastrukturës komunitare etj, të cilët edhe kanë protestuar ashpër në komisionin përkatës parlamentar, duke kërkuar më tepër fonde! Sipas burimeve tona, thuhet se “Rilindja” ka pakësuar fondet për shumë shërbime dhe i ka përcaktuar ato, për ndërtimin e disa qendrave mjekësore specifike në katër zona të katër qarqeve të vendit. Bëhet fjalë për një investim gjigant, që do të akordohen miliona dollarë në shërbim të personave që kanë problem me shëndetin mendor. Sipas informacioneve që kanë ardhur nga kupola e “Rilindjes”, brenda 6 mujorit të parë të vitit 2017, do të realizohet ndërtimi i këtyre spitaleve për të sëmurët mendorë në Shqipëri. Nuk besojmë se edhe ky premtim për këtë investim, ashtu si rritja e pagave dhe pensioneve në mars 2017, po bëhet për efekt elektoral, mbasi të sëmurët mendorë nuk janë anëtarë të asnjë partie e ligjërisht as votues, por janë thjeshtë njerëz në hall që duhen trajtuar të gjithë e jo 10 sot e 10 pas 10 vitesh! Por dihet, që ndërtimi i këtyre 4 spitaleve të tjerë psikatrikë, nuk i është vendosur “Rilindjes” si kriter nga BE, për “hapjen e negociatave për pranimin e Shqipërisë në BE”. Por këtë zgjidhje e ka diktuar si nevojë emergjente, shtimi i numrit të të sëmurëve mendorë nëpër zona, të cilët kohët e fundit kanë kryer edhe akte të rënda dhune fizike me pasojë krimet njerëzore, deri me rrezikim jete e vrasje të familjarëve të tyre, të komshinjve dhe banorëve të zonave ku ata jetojnë. Shkak për këto rreziqe e  krime të manifestuara e të kryera prej tyre, nuk ka qenë “truri” i të sëmurëve mendorë, por mendja e mbrapsht e njerëzve normalë që i kanë në familje e në komunitete, sidomos shtetarët lokalë e qendrorë, të cilët nuk kanë marrë asnjë masë parandalimi për futje nën kontroll mjekësor e izolim të tyre në spitalet dhe qendrat e specializuara të trajtimit mjekësor mndor. Kujtojmë, që vetëm në 9 muajt e vitit 2016, në 12 qarqet e vendit, të sëmurët mendorë kanë kryer krime të rënda për shkak se, janë lënë të lirë në familje e në mjediset publike, për shkak se janë lënë të lirë prej spitaleve psikiatrike e prej qendrave sociale, për shkak se, nuk janë pranuar për kurim prej mjekëve e qendrave mjekësore publike, për shkak se nuk janë marrë masë prej shtetit, për shkëputjen e tyre prej jetës normale, duke i çuar atje ku çohet e trajtohet kjo kategori të sëmurësh! Shtimi i numrit të tyre nëëpr zonat e banuara, sidomos në zonat rurale e prej andej së bashku me familjet të transferuar në qytete, ka detyruar njësitë dhe pushtetin vendor në zonat ku konstatohen e veprojnë këta persona, që të bëhet një zgjidhje urgjente, për të garantuar sigurinë e komunitetit, sidomos të fëmijëve, ndaj të cilëve ka pasur edhe pengmarrje, krime barabare si në Sarandë, përdhunime si në Dibër, Fier, Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë etj. Në Shqipëri, ka 3 spitale psikiatrike të përqendruar për trajtimin mjekësor me izolim të përhershëm, por edhe me afate kohore periodike, por që nuk kanë kapacitet për të “strehuar” gjithë të sëmurët mendorë që janë realisht e aktualisht në Shqipëri, të shtuar në numër kohët e fundit. Janë 3 spitale “rezidenca” psikiatrike të cilët ndodhen në Shkodër, Elbasan e Vlorë. Në këto spitale trajtohen shumë pak të sëmurë mendorë, mbasi shteti nuk ka arritur të krijojë hapësira për të gjithë të sëmurët, ndaj dhe prej 20 vitesh ka nisur t’i trajtojë ata me shërbime mjekësore ditore, javore, mujore e me shërbim në familjet e tyre, por natyrisht duke iu shkuar 1 herë në javë ose në 15 ditë, sipas një “kalendari pune” të planifikuar ose kur familjet e të sëmurëve mendorë njoftojnë policinë ose qendrat psikiatrike për ndihmë në raste “krizash mendore” të tyre! katër spitalet psikiatrike që do t’i shtohen Shqipërisë e që do të “hanë” 32 milionë dollarë, thuhet se është menduar të ndërtohen në katër zona të katër qarqeve të vendit, konkretisht në Bulqizë, Gjirokastër, Korçë e Malësi e Madhe, të cilët thuhet se do të shfrytëzohen ish-ndërrmarrjet ekonomike industriale të lëna gërmadhë prej 25 vitesh, prej asfiksimit të ish ekonomisë socialiste! Edhe pse “Rilindja” ka vendosur të shtojë këto katër spitale, kapacitetet e tyre prej afro 800% vendesh së bashku, mund të “strehojnë” vetëm 15% të numrit faktik të të sëmurëve mendorë që ka aktualisht Shqipëria, evidentuar prej pushtetit lokal në zona.  
Sigal