“Restaurim në respekt me traditën dhe natyrën”, Presidenti Meta: Komunitet i mrekullueshëm

281
Sigal

Presidenti i Rebuplikës,Ilir Meta ka pëgëzuar vendimin e komunitetit të Curraj të Epërm për të restauruar çdo gjë në respekt me traditën dhe me natyrën, pa bërë ndërhyrje apo modifikime.

“Komuniteti i mrekullueshëm i Curraj të Epërm dhe i të gjithë krahinës së Nikaj-Mërtur kanë marrë një vendim për të restauruar çdo gjë në respekt me traditën dhe me natyrën, pa bërë ndërhyrje apo modifikime që e dëmtojnë dhe shëmtojnë atë bukuri të jashtëzakonshme të kësaj treve.

Kudo, në të gjithë Shqipërinë, duhet të shfaqet ky shpirt dhe ky kujdes i komunitetit për të mos lejuar askënd të verë dorë mbi natyrën dhe mjedisin, duke bërë modifikime pa leje dhe dëmtuar bukuritë përrallore”. shkruan Meta.