Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi dhe Vasili: Dakordësi e qartë për administrimin zgjedhor

337
Sigal

Në fund të mbledhjes së Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, përqafësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha se është arritur dakordësia për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Por, sipas Bylykbashit, edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2020 do të kryhen me këtë administratë zgjedhore.

U arrit dakordesi per administrimin zgjedhor. Do të ketë Identifikim biometrik per zgjedhjet e ardhshme. Dakordësia riformaton KQZ. Rama donte te kapte komisionet zgjedhore. Nuk i kapi dot. U terhoq. Sot ne ora 10.00, PD propozoi zgjidhjen per depolitizimin e administrates zgjedhore me perjashtimin e administraten publike nga komisionet zgjedhore. PS e refuzoi. Komisionet zgjedhore mbeten sic jane. Depolitizimi i administrates zgjedhore do te kryhet vetem pas zgjedhjeve te ardhshme parlamentare dhe lokale”, tha Bylykbashi.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, tha se me dakordësinë në Këshillin Politik tashmë në zgjedhjet e 2021 dhe 2023 do të futet me komisionet siç janë, teksa depolitizimi i administratës do të ndodhë pas tyre.

Vasili thotë se u arrit dakordësia për identifikim biometrik dhe për një KQZ të riformatuar tërësisht me formulë të re.

U arrit një dakordësi e qartë për administrimin zgjedhor, që përfshin, identifikimi biometrik 100%, një komision zgjedhor qëndror i cili riformatohet tërësisht sipas një formule të re. Sot ne propozuam një formulë për komisionet zgjedhore me përjashtimin e administratës publike. Formulë depolitizimi që u refuzua nga Edi Rama dhe PS, megjithatë, për këto zgjedhje që vijnë dhe për zgjedhjet lokale komisionet mbeten siç janë, depolitizimi do të kryhet pas tyre dhe tashmë mbetet e qartë. Për gjithë shqiptarët është e qartë që Edi Rama donte të kapte komisionet, nuk i kapi dot dhe refuzoi depolitizimin tërësisht.”- tha Vasili.