Reforma zgjedhore, ndërkombëtarët përsërisin thirrjet për të zëvendësuar konfliktin politik me bashkëpunim konstuktiv
Britania, BE dhe SHBA kundërshtojnë deklaratën: Nuk ka patur asnjë ndërmjetësim për reformën
Ambasada Amerikane kundërshton Bashën: Nuk kemi ndërmjetësuar për reformën zgjedhore
Ambasada Amerikane në Tiranë hodhi poshtë pretendimin e ngritur gjatë një dalje televizive të Lulzim Bashës, kur ky i fundit u shpreh se përmes ndihmës së Ambasadës Amerikane arriti të bind Partinë Socialiste për dakordësinë për reformën zgjedhore. Ambasada Amerikane e kundërshtoi këtë pretendim. Interesimit të bërë nga televizioni News 24 pranë kësaj ambasade lidhur me thënien e Lulzim Bashës Ambasada ju përgjigj: “Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshirë Komisionin për Reformën Zgjedhore, si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim”- tha në përgjigjen e saj Ambasada Amerikane.
Reagon BE për deklaratën e Bashës: Nuk jemi përfshirë në asnjë ndërmjetësim për reformën
Në një tjetër gafë diplomatike duket se u përfshi Lulzim Basha pas një deklarate të çuditshme të të bërë prej tij para mediave shqiptare ku tha se ndërkombëtarët janë përfshirë në ndërmjetësimin mes palëve për të bindur Partinë Socialiste, që të arrijë dakortësinë për Reformën Zgjedhore. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë hodhi poshtë këto deklarata të bëra nga Basha dhe tha se nuk ka ndërmjetësuar dhe nuk është e përfshirë në ndërmjetësime për Reformën Zgjedhore. Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve’,- thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian në Tiranë.





















