Reforma Zgjedhore/ Basha publikon propozimet e Opozitës së Bashkuar: Konsultimi të nisë me qytetarët

405
Sigal

Shqipëria ka nevojë për një Reformë të vërtetë Zgjedhore.

Kështu shprehet në një reagim të tijin në rrjetet sociale, kryetari i PD, Lulzim Basha.

Sipas tij, reforma zgjedhore kërkon vullnet të pastër politik për tu realizuar dhe zbatuar.

“Shqipëria ka nevojë për një Reformë të vërtetë Zgjedhore të hartuar me transparencë dhe të konsultuar me qytetarët dhe të gjitha grupet e interesit.

Reforma Zgjedhore kërkon vullnet të pastër politik për tu realizuar dhe zbatuar. Në respekt të transparencës, ky eshtë propozimi i Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore.Dëshiroj që konsultimi të nisë me JU! Ndaj ju ftoj të ndani me mua mendimet dhe sugjerimet tuaja”, shkruan Basha.