Referendumi në PS/ Reagon Bello: Poshtërim për socialistët

542
Një nga anëtarët më të vjetër të PS-së, ish deputeti Marko Bello ka reaguar për referendumin që mbahet sot në PS sa i takon miratimit të normës statutore që parashikon rinovimin automatik të mandatit të kryetarit të partisë kur ai është kryeministër dhe kur partia del forcë e parë në zgjedhjet (por jo domosdoshmërisht është në qeveri). Në një postim në rrjetin social Facebook, Bello komenton kështu mbajtjen e Referendumit: “Referendumi absurd i Rilindjes Vijon perpjekja e rilindasve per te poshteruar me cdo menyre socialistet dhe simpatizantet e Partise Socialiste. Pasi i mashtruan me premtime, pasi i lane pa pune dhe pa perspektive, tani uzurpatoret ne krye te selise roze, po i detyrojne socialistet qe te votojne per te mos votuar kryetarin e tyre. Trishtim i madh ky eksperimenti qe kupola e PS po ben me te drejten e votes, per te cilen ne vende te tjera demokratike eshte derdhur gjak e jane bere sakrifica te medha”.
Sigal