Rebelimi i bazës socialiste dhe i anëtarësisë së rilindjes vlonjate

472
Sigal

Nepotizëm, nënë e bijë drejtoresha, njëra eprore e tjetra vartëse, punësohen drejtorë dhe funksionarë të PD-së

 Socialistët e bazës dhe mbështetësit e sajë, e përfshirë dhe e gjithë anëtarësia e RILINDJES vlonjate, janë të mbushur me zemërim-zhgënjimin e ditës të pas zgjedhjeve të 23 Qershorit, konfirmojnë edhe nga brenda selisë lokale. Zemërata e heshtur, por dhe e hapur politikisht dhe publikisht shprehet në bisedat e ditës, shfaqet në mendimet politike dhe qytetare, përpara kamerave dhe mikrofonave të mediave lokale, nga qytetarë duke e përkthyer: “Partia Socialiste i ka humbur zgjedhjet e 23 Qershorit?!”. Mos marrjen e shërbimeve, nga administrata e ZVRPP dhe grabitjen e parave për shërbime e mosmarrja e shërbimeve, abuzimin dhe grabitjen e dokumenteve e ritransmetuan edhe media lokale TV 6 +1 Tv edhe këto ditë. Informaliteti dhe nëpunës me statusin e informalit, kanë fituar statusin legal, me të cilët është e mbushur ende administrata! Një kontribuues i njohur i PS, veçanërisht në fushën e Ulërimë-Sokëllimës, Ferit Kolonja denoncon syresh, por dhe në forumet lokale të PS-së, zemërimet dhe zaptim-emërimet në administratën lokale. Ai vetëm numëron e denoncon emërimet në poltronët zyrtare të zyrtarëve të dalë nga vota e 23 Qershorit, në institucionet e Vlorës.

 -E more vesh o lum miku? -Kush u vendos drejtor i shëndetësisë?! -Kush u zgjodh në krye të doganës?!- Kë caktuan drejtor të hipotekës?!-Kush erdhi në policinë Ndërtimore?!…

Drejtori i pyjeve ka qenë, drejtor i Ndërtimores së PD-së, deri në 23 Qershor, bënte fushatë për PD. Po ashtu dhe drejtori i Hidrovorit të qytetit ka qenë anëtar i kupolës Lokale të PD, drejtor i PD-s dhe tashmë riemërohet drejtor i PS, i Hidrovorit!

-Ky është mik i këtij deputeti.

I ke dëgjuar CV e tyre- bërë publike edhe nga media pamore Lokale? Drejtori i Digave, kullim përmbytjes ka qenë në shtabin elektoral të deputetes Lesaj. Pas pak ditëve njerëzit u lebetitën, kur u komunikua shkarkimi po i këtij drejtori dhe u ngarkua një tjetër. I pari kishte dalë në terren dhe i sapo emëruari ndërroi çelësin e derës së zyrës para kamerave dhe atij i prezantojnë CV: I kanë djegur dy makina. Edhe drejtorit të arkivave këtë CV i kanë lexuar në media: “I kanë djegur dy makina”. Kontribuuesi i njohur F. Kolonja, shton se: “Makinat i kanë djegur vetë.” Madje, ai di rrënjë e dhëmballë dhe e thotë si refren këngën: “Nënë e bijë, drejtore jemi”. E ëma në Bashki, drejtore dhe e bija E.S në një institucion. Pra, nënë dhe bijë të dyja drejtoresha, njëra eprore, e tjetra vartëse! Po kështu dhe për një çift, burrë e grua  (Tepelena) janë emëruar drejtorë! Kjo nuk është Rilindje? Pirgu i kërkesë-marazeve dhe mali i letra- ankesave drejtuar kupolës lokale e qendrore, zyrës informale të deputetit rriten përditë.

E motivuar në arsyetimin e tyre të përligjur, gjithë institucionet qoftë dhe në pozicionet drejtuese, politike, ende janë të zaptuara, të mbushura dhe qëndrojnë në drejtim të tyre dhe në punë fanatikë të thekur, anëtar e militant të Partisë Demokratike të certifikuar, humbësit e zgjedhjeve, pra të zbritur nga kali me votën e zgjedhësve, të 1 milion shuplakave. Shuplakat e dhëna për ndryshimin e sistemit të korruptuar dhe të kompromentuar, duket se përmendën për shou mediatik, shprehen të rebeluar zgjedhësit. Ende qëndrojnë në krye të institucioneve më të rëndësishme të Vlorës edhe pas 8 muajve në postet drejtuese, ata që kanë abuzuar me pozitën zyrtare dhe me aspiratën qytetare shqiptare.

Anëtarësia socialiste dhe qytetarët e Rilindjes i numërojnë institucionet e drejtuara si: Spitalin Rajonal i Qytetit, Sigurimet Shoqërore, dhe institucione të tjera të drejtuara ende me politikan rajonal, po dhe të mbushur përplot me militantë të thekur. Ata evidentojnë se janë ende të punësuar në hipoteka, Prefekturë, Spitalin Rajonal, Sigurimet Shoqërore, Porti i Vlorës, ndonëse drejtori i zgjedhur është dhe kreu i PS-së, Xhevair Çeloaliaj. Kriter i vetëm i punësimit të tyre në ndërmarrjet shtetërore dhe në Portin e Vlorës ka qenë militantizmi, fushata që kanë bërë dhe humbën për PD më 23 Qershor. Largimi i tyre është tërësisht i motivuar: Pastrim dhe jo si spastrim, që kërkon të fshihet dhe abuzon Opozita duke klithur në shkretëtirë!

Shumë drejtues lokal, gradalartë, edhe në Vlorë janë të katapultuar e graduar nga politika. Merita e tyre e vetme është: Militantizmi. Për rrjedhojë edhe koshienca minimale duhet t’ i bind pas përmbysjes së pushtet-zullumit nga vota e protestës së 23 Qershorit: Të vetëlargohen qytetarisht nga pozicionet e pamerituara. Drejtues të tillë, por dhe nëpunës të administratës jo pak, rezultojnë si prurje nga zonat rurale, por dhe me psikologji rurale, madje e nga jashtë Vlorës. Qytetaria vlonjate ndihet e fyer, sa dhe e diskriminuar njëherazi me arsyetimin e vetë real: “Fshati qeveris qytetin”!

Ka prej atyre që kanë përfituar: tokën, troje, kullota, pyjet pra janë shpërblyer me ligjin 7501 e ato i kanë lënë shkretë, apo të dhënë me qira, tokën, tufën e dhënëve dhe të qeneve. Nga ana tjetër kanë pushtuar hapësira publike në qytet, ndërtime pa leje, në buzë detin, dhe i legalizojnë, por dhe të vendosur në administratën shtetërore, tundin gradat e çelësat, duke diskriminuar qytetarinë, të përjashtuar nga e drejta e punësimit, por dhe e përzgjedhjes?!

Parë më gjerë thonë mbështetës të flaktë dhe nga brenda selisë lokale në sinkron, revolta e pa shpërthyer deri më tani sheshit, është në prag. Këtë e shprehin ish krerë lokal, të cilët flasin hapur në ambientet e mbyllura, por dhe nuk e kundërshtojnë, pra e pranojnë në heshtje në ambientet publike.

Të zënë në këtë siklet, shfaqen edhe në ambiente familjare dhe shoqërore edhe deputetët, të cilët thonë me plotë gojën, me dhimbje e heshtje se: “Sorkadhit i janë ngatërruar këmbët gjatë vrapit dhe nuk po e merr ende dot ritmin!…I kemi humbur zgjedhjet!”

 Nga ALBAN BARDHI