Reagon Komanda Amerikane/ Pas urimit për 29 Nëntorin nga ambasada e SHBA, EUCOM thekson se Shqipëria u çlirua 2 herë në 1944 nga tirania nazifashiste dhe 1991nga diktatura komuniste

127
Sigal

Pas urimit të bërë nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim më 29 nëntor për çlirimin e Shqipërisë ka ardhur edhe reagimi i Qendrës së Komandës Amerikane në Europë. Ambasada e SHBA shpërndau një njoftim duke uruar për 29 Nëntorin, ditën e caktuar nga ish-regjimi hoxhist si ditë çlirimi, duke e njësuar me atë të Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Qendra e Komandës Amerikane në Europë (EUCOM) ka reaguar me përgjegjshmëri pas urimit skandaloz të Ambasadës Amerikane në Tiranë për 29 Nëntorin, ‘Ditën e Çlirimit’ dhe ardhjen e komunistëve në pushtet, duke i treguar ambasadores Yuri Kim se Shqipëria u çlirua dy herë, në 1944 nga boshti nazifashist dhe në 1991 nga diktatura komuniste. Në postimin e tyre në Facebook, duke rishpërndarë postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, EUCOM thekson se ‘në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, ne reflektojmë se si u çlirua vendi në 1944 nga tirania e Boshtit nazifashist si dhe kur populli i Shqipërisë hodhi poshtë diktaturën komuniste duke sjellë demokracinë në vitin 1991. Postimi i plotë i U.S. European Command (EUCOM)Në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, ne reflektojmë se si u çlirua vendi në 1944 nga tirania e Boshtit nazfashist si dhe kur populli i Shqipërisë hodhi poshtë diktaturën komuniste duke sjellë demokracinë në vitin 1991. Sot, vendi qëndron me krenari përkrah aleatëve të NATO-s dhe partnerëve evropianë. Ambasadorja Yuri Kim u bë pjesë e festimeve të çlirimit sëbashku me drejtuesit socialistë të shtetit. Në këto festime nuk munguan as idhtarët e Enver Hoxhës, të cilët nderuan parakalimet e zyrtarëve me grusht dhe pankarta të ish-diktatorit.