Raporteri gjerman i KIE-s: Shqipëria mund të gjobitet mijëra euro për Harun Çelik

493
Sigal

Raporteri për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Andre Hunko (Gjermani) i pyetur për rastin e shtetasit turk Harun Çelik të cilin policia shqiptare e dorëzoi tek policia turke në aeroportin ‘Nënë Tereza’ u përgjigj:

Në përgjithësi unë jam shumë i shqetësuar për metodat që po përdor Turqia për të ekstraduar persona nga shtete të tjera.Kemi edhe rastin e Moldavisë ku ekstradimi u shpall në shkelje të konventës nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ( Gjykata e Strasburgut) dhe Moldavia u detyrua të paguajë gjobë 25 000 € për çdo person.

Fakti që je gylenist nuk është shkak ligjor për ekstradim në Turqi. Kështu e shohim këtë çështje në Gjermani. /exit.al