Shkaktoi vetëvrasjen e 15-vjeçares, lirohet adoleshenti i arrestuar si shkaktar

544
Sigal

Lirimi nga qelia e 17 vjecarit David Kovaçi, të akuzuar për shkaktimin e vetëvrasjes së 15 vjecares A. Çaçi përmes kërcënimit me foto intime ka përplasur prokurorinë dhe Gjykatën e Beratit.

Prokurori nuk ka paraqitur më prova shtesë, ndaj gjykata ka vendosur lirimin e menjëhershëm nga qelia të adoleshentit.

Organi i akuzës ka kundërshtuar vendimin në Gjykatën e Apelit të Vlorës me pretendimin se, gjyqtarja Adelajda Gjuzi nuk mori parasysh asnjë provë hetimore të siguruar nga prokuroria në lidhje me këtë çështje.

Ngjarja e rëndë u shënua në muajin maj të vitit të kaluar, kur adoleshentja nga fshati Duhanas helmoi veten me “fostoksinë”.

Çështja fillimisht u trajtua në Gjykatën e Vlorës dhe më pas u rikthye në Berat pas hapjes së seksionit të të miturve.

Por më 5 dhjetor gjyqtarja Adelajda Gjuzi vendosi të rrëzojë kërkesë e prokurorit për të çuar dosjen në gjykatë me argumentin se hetimet ishin të pamjaftueshme.

Gjykata i la prokurorit 22 ditë afat për plotësimin e dosjes, por përfaqësuesit i akuzës koha ishte e pamjaftueshme./Ora News.tv