Rama zgjedh Erjon Veliaj për Bashkinë e Tiranës

427
Kryeministri Rama herët ka mbledhur pasditen e sotme në selinë rozë aleatët e tij, ku kanë firmosur edhe koalicionin për zgjedhjet e ardhshme.
Kreu i LSI, Ilir Meta i cili ka qenë edhe i pari që ka dalë nga ky takim ku ka deklaruar se firmosën koalicionin. Ai theksoi se emri për Tiranën do të jetë gjithpërfshirës, por pa pëmenduar asnjë emër. Megjithatë burime brenda Partisë socialiste bëjnë me dije se ditën e sotme do të bëhet publik edhe emri i kandidatit për Bashkinë e Tiranës. 
Koalicioni i PS për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të zhvillohen më 21 qershor përbehet nga rreth 40 parti, ku më kryesoret janë LSI dhe PDIU të cilat janë edhe parti Parlamentare. 
Ora 16:45 Përfundon takimi me aleatët Rama largohet nga selia e PS
45 minuta ka zgjatur takimi i Ramës me aleatët e tjerë në selinë e PS, ku bëhet e ditur se kanë firmosur edhe marrëveshjen për koalicionin për zgjedhjet e ardshme lokale që do të zhvillohen më 21 Qershor.
Ora 16:35 Koalicioni, PSD e Gjinushit vendos pas mbledhjes së Këshillit
Partia Social Demokrate e Skënder Gjinushit do të vendosë për t’iu bashkuar koalicionit të majtë ose jo, pasi të mbledhë Këshillin drejtues në fundjavë. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike në takimin që mbajti në selinë e PS me kryeministrin Rama. Vetë kreu i PSD-së Skënder Gjinushi nuk ishte i pranishëm pasi nuk ndodhet në Tiranë. Më herët Gjinushi tha dje se “topi është në fushën e PS-së” dhe se pret të zbatohet marrëveshja.”
Ora 16:30 Petro Koçi: PSV 91 firmosi marrëveshjen, drejt 21 qershorit me koalicion të madh
Kreu i Partisë Socialiste të Vërtetë 91 (PSV91) pas takimit në selinë e PS, tha se u firmos marrëveshja për zgjedhjet lokale, duke theksuar se mazhoranca shkon me një koalicion edhe më të madh drejt 21 Qershorit.
“Firmosëm marëveshjen e cila do të depozitohet në KQZ. Duket qartazi që është një koalicion më i rritur në krahasim me zgjedhjet e tjera. Besueshmëria e mazhorancës vjen në rritje.”,-tha Koçi. 
I pyetur nga gazetarët për partitë e majta që ende nuk kanë deklaruar hapur bashkimin në koalicionin e majtë, Koçi tha: PSD ishte aty dhe do të jenë edhe shumë parti të tjera që sot nuk ishin në tryezë edhe për arsye teknike.
Ora 16:28 AD: Ikëm nga PD, iu bashkuam fituesve
“AD nënshkroi marrëveshjen me partinë fituese të koalicionit. Bindje se aktet vijnë përmes një vullneti të mirë. Ne shkëputemi nga koalicioni me PD, nuk gjetëm vullnetin e mirë të saj dhe partive të tjera në koalicionin e djathtë. Firmosëm një marrëveshje, jemi pjesë e këtij procesi. Jemi forcë e konsoliduar. Aleanca Demokratike do të fuqizohet në këtë proces që sapo kemi nisur.” –tha përfaqësuesi i Aleancës Demokratike pas takimit në selinë rozë.
Ora 16:26 Burime nga PS: Brenda pak orësh bëhet publik kandidati për Tiranën 
Ora 16:24 Meta: firmosëm koalicionin, për Tiranën do jetë një emër gjithë përfshirës
Kreu i LSI, Ilir Meta i cili ka qenë edhe i pari që ka dalë nga ky takim duke deklaruar se firmosën koalicionin, ai theksoi se emri për Tiranën do të jetë gjithpërfshirës, por pa përmendur emrin.
“Firmosëm koalicionin, ishte i gjerë gjithë përfshirës. Për Tiranën do jetë një emër gjithë përfshirës, nuk ishim për emrin, emri i koalicionit është gjithëpërfshirës.” -tha Meta.
Ora 16:10 Mbërrijnë në selinë e PS Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi
I pari që ka mbërritur në selinë rozë ka qenë Kreu i PDIU-së, por pas tij ka mbërritur edhe aleati i PS në qeverisje, kreu i LSI, Ilir Meta. 
Kandidatët e PS të zyrtarizuar deri më tani
Qarku Vlore
Bashkia Vlorë – Dritan Leli
Bashkia Himarë – Gjergji Goro
Bashkia Sarandë – Floriana Koka
Bashkia Konispol – Mimoza Arapi
Qarku Gjirokaster
Bashkia Gjirokaster – Zamira Rami
Bashkia Libohovë – Liza Mandi
Bashkia Tepelenë – Tërmet Peci
Bashkia Memaliaj – Durim Roshi
Bashkia Përmet – Gilberto Jace
Bashkia Këlcyrë – Klement Doni
Qarku Tiranë
Bashkia Kavajë Elvis Roshi
Bashkia Kamëz Safet Gjici
Bashkia Rrogozhinë Beqir Nuredini
Qarku i Fierit
Bashkia Fier Armando Subashi
Bashkia Roskovec Majlinda Bufi
Bashkia Patos Rajmonda Balili
Bashkia Lushnje Fatos Tusha
Bashkia Divjakë Fredi Kokoneshi
Qarku Korçë
Bashkia Korçë Sotiraq Filo
Bashkia Maliq Gëzim Topçiu
Bashkia Bilisht (vijojnë konsultat)
Bashkia Pogradec ( pritet kandidatura e LSI)
Bashkia Kolonjë (pritet kandidatura e LSI)
Bashkia e Pustecit (pritet kandidatura e partisë maqedonase)
Qarku Shkodër
Bashkia Shkodër Keti Bazhdari
Bashkia Pukë Rrusten Struga
Bashkia Koplik Tonin Marinaj
Bashkia Vau i Dejës Gjokë Lleshi
Bashkia Fushë-Arrëz Fran Tuci
Qarku Durrës
Bashkia Durrës Vangjush Dako
Bashkia Krujë Artur Bushi
Bashkia Shijak Ardjan Kokomani
Qarku Elbasan
Bashkia Elbasan Qazim Sejdini
Bashkia Librazhd Kastriot Gurra
Bashkia Belsh Arif Tafani
Bashkia Gramsh (vijojnë konsultimet)
Bashkia Peqin – Saimir Hasalla
Qarku Dibër
Bashkia Dibër Shukri Xhelili
Bashkia Klos Valbona Kola
Bashkia Mat Adelina Farici
Qarku Kukës
Bashkia Has Adem Lala
Bashkia Tropojë Rexh Biberaj 
Sigal