Rama vetë-shpalllet baba i kombit: Më ra mua barra të jem në rolin e babait në këtë kohë…

414
Sigal

Kryeministri Edi Rama, doli në ERTV dhe shpjegoi për popullin se si ai është në rolin e babait dhe se kërkon më të mirën për qytetarët.

“Mua më ra për hise tua them, e di që po bëj gjëra që nuk ka se si t’ju gëzojnë, kur bëj rolin e babait po si mendoni ju që më pëlqejnë mua këto masa shtrënguese? Më pëlqejnë mua shifrat e papunësisë? Cdo ditë e më shumë njerëz me një hall më të madh. Më pëlqen të mbyll shkolla e biznese e të rri t’ju tregoj cdo ditë se kush lëviz e kush ndëshkohet po lëvizi, apo me shumëkënd që kritikon këtu sikur ja solla unë luftën, sikur unë rri në një shpellë prej floriri dhe analizoj. Unë ju tremb ju se ju them të ruheni? Të mbroni veten nga kjo mortje që kërcënon të na grijë si mish qeni/. Nuk e shihni ju cfarë po ndodh, jo më shume larg po në Itali vuajnë qindra mijëra shqiptarë Ushtria amerikane nxori autokolona ,me makina të blinduara që njerëzit të mbyllne brenda në këtë luftë as Amerika ska ilac tjetër vec mbylljes brenda ska rrugë tjeëtër vecse të shpëtoj jetën e familjarëve tanë”,- tha Rama.