Me “Libër Shtëpie” kontrollonte Enveri daljet e popullit,vetëm se këtë herë është dixhital

112

Armir Shkurti një nga aktivistët më të shquar të shoqërisë civile ka shpërndarë një foto në rrjete sociale ku tregohet një “Libër Shtëpie”.Funksioni i tij ishte kontrollimi i lëvizjes së popullatës në kohën e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.Paisja me këtë libër ishte detyrim.

“Është si aplikacioni që do kemi të hënën për të dalë nga shtëpia, por variant primitiv, letër dhe jo dixhital”,-shkruan Shkurti.

Postimi i Armir Shkurtit:

Në foto është një “Libër shtëpie”. Është si aplikacioni që do kemi të hënën për të dalë nga shtëpia, por variant primitiv, letër dhe jo dixhital.
Për të kontrolluar lëvizjet e popullatës regjimi i Hoxhës (së pafe) vendosi herët këtë detyrim. Domethënë kur vinin mysafirë ose kur ti largoheshe për larg…apo edhe për çështje racionimi të ushqimit…duhej ta rregjistroje në Librin e Shtëpisë.

Të mos ngatërrohet kjo me të internuarit, të cilëve u bëhej apeli për natë, por Libri i tyre ndodhej në Degën e Brendëshme.

Pra sharja “me libër shpije” e merr shtysën nga ky regjistër i kontrollit të lëvizjeve të familjeve shqiptare….
Ma sqaroi një xhaxha që po më pyeste sot se si i bëhej për të blerë ushqimet të hënën.