Rama takon kancelaren gjermane, Merkel: Kusht zgjedhjet, zbatoni 5 prioritetet!

409
Sigal

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët me kancelaren gjermane Angela Merkel. Që në fillim të fjalës së saj, Merkel uroi shqiptarët për festën e Pavarësisë, ndërsa ka vlerësuar reformat e bëra nga shteti shqiptar. Ajo theksoi se ka një ndryshim të thellë vitet e fundit.

Merkel siguroi kryeministrin Edi Rama se Gjermania do vijojë ta mbështesë Shqipërinë. Ndryshe nga deputeti i partisë së saj i cili foli për 7 kushte, Merkel tha se është i nevojshëm avancimi me 5 prioritetet.

“Ndihemi të lidhur ngushtë edhe në mënyrë bilaterale. Shqipëria është shndërruar në mënyrë të thellë vitet e fundit, falë edhe reformave. KE i ndjek zhvillimet në Shqipëri dhe i ka vlerësuar. Gjermania është përpjekur ta mbështesë Shqipërinë në zhvillimet e tanishme duke dërguar përfaqësues në misionin Euralius. Kjo ka bërë që reforma juridike të vihet në funksionim. E rëndësishme që kjo rrugë të vazhdojë. KE ka përmendur 5 prioritet, këtu bën pjesë zbatimi i kësaj reforme, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që janë hapa të përhershëm. Kam parasysh edhe zgjedhjet që do të ketë
Shqipëria. Unë besoj që janë arritur gjëra të rëndësishme. Duhet shumë forcë dhe guxim për ta ndjekur këtë rrugë. Gjermania do të kontribuojë. I uroj mirëseardhjen kryeministrit shqiptar dhe më detajisht do të diskutojmë më vonë”, tha Merkel.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se shqiptarët nuk kërkojnë asgjë të pamerituar dhe se integrimi i vendit nuk është një kërkesë e Europës por amanet nga të parët dhe borxh për fëmijët shqiptarë.

“Faleminderit për ftesën për të ardhur në Berlin sot më 28 nëntor, ditën e festës kombëtare të shpalljes së pavarësisë dhe në një moment kaq të rëndësishëm për Shqipërinë në rrugën e integrimit.
Me gjithë angazhimet që keni, ju keni gjetur kohën që takohemi për të tretën herë në harkun e 3 viteve. Shqiptarët kudo ku jetojnë ju janë thellësisht mirënjohës përmbështetjen e fuqishme që Gjermania dhe ju i keni dhënë kushteve për paqen në Ballkan një cilësi të re të bashkëpunimit. Kjo situatë premtuese në rajon lidhet me fuqinë tërheqëse që ka Evropa për ne, që ju e keni nënvizuar vazhdimisht.
Procesi i integrimit për ne, duhet të jetë sa më i ndershëm dhe i parashikueshëm. Ne nuk kërkojmë asgjë të pamerituar, nuk kemi hyrë në këtë rrugë se na e ka imponuar Brukseli, por etërit themelues që e
krijuan shtetin shqiptar si shprehje vullneti për t’u bashkuar me Perëndimin, ashtu si na e dikton interesi i gjeneratave pasardhëse. Ne nuk i kemi parë detyrat e shtëpisë në këtë rrugë si barrë që na
kanë ngarkuar të huajt, por si borxh që ua kemi fëmijëve tanë. Kemi kryer reforma modernizuese dhe mbështetjen e miqve, Gjermanisë dhe tuajën personalisht. Kemi kaluar një reformë të madhe të drejtësisë. Marrja e statusit na shpërbeu si motivim për këtë që konsiderohet kyçe për çeljen e
negociatave për anëtarësim”, tha Rama.

Kryeministri kërkoi që BE t’i përgjigjet Shqipërisë me të njëjtin lojalitet që vendi ynë ka treguar ndaj BE-së.
“Jam shumë i vetëdijshëm se nuk është fundi por vetëm fillimi i mbarë i një faze të re të përpjekjeve tona për ta bërë Shqipërinë vend anëtar të BE. Unë sot jam krenar që pasi u takuam në Berlin dhe ju ma bërë të qartë që për t’u bërë vend në BE e kemi mbështetjen tuaj, por na duhet reforma.
Sot e kemi në kartën kushtetuese, të kryer këtë detyrë vetëm në letër, se tani është koha për ta implementuar dhe jemi mirëkuptues. E mbështesim kushtin e KE-­së për çeljen e negociatave që të nisim
zbatimin e Vettingut për gjykatësit dhe prokurorët, ashtu si nuk e vë në diskutim se progresi në të 5 prioritet duhet të jetë i vazhdueshëm. Shqipëria e kërkon dhe besoj e meriton nga BE të njëjtin lojalitet që i ka shprehur BE-­së me politikën e saj të jashtme, 100% të përputhur me BE, rajonale dhe të brendshme, udhëhequr nga fryma evropiane e zhvillimit demokratik dhe shoqëror. Si nuk e kemi shpërdoruar besimin dhe mbështetjen në Berlin, në rrugën tonë do të vazhdojmë të punojmë për t’i çuar para reformat, dhe zbatuar ato në realitetin e përditshëm të vendit që më shpejt se
vonë të jemi gati të bëhemi pjesë e BE. Po aq sa Shqipëria ka nevojë për Bashkimin Evropian po aq ka nevojë edhe BE për Shqipërinë dhe Rajonit. Me mirënjohje për ju dhe me gjithë respekt për gjithçka që bën që bota të bëhet më e mirë”, tha Rama.