Rama takim me Metën, Balla takon partitë e vogla për reformën zgjedhore

450
Sigal

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me krerët  e partive të vogla lidhur me propozimet e këtyre të fundit për reformën zgjedhore.

Balla deklaroi se e ka marrë propozimin e tyre, por për këtë tha ai duhet edhe konsensusi i Partisë Demokratike.

Balla: Një përfaqësi e tryezës së mbi 40 partive të vogla jo parlamentare dhe parlamentare kërkuan një takim. Patëm një bisedë shumë konstruktive. Mbështesim terësisht propozimin tonë për të garantuar votën e qytetarëve që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Pavarësisht britmave se jemi tepër vonë, mundësia për tu dhënë shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë votën është e mundur. Database i shqiptarëve që janë jashtë territorit por që janë rezident në vendet ku jetojnë  është i gatshëm, e kanë vendet ku ata jetojnë. Çështja e dytë që diskutuam është depolizitizimi i Komisioneve të Qendrave të votimit dhe KZAZ-ve.

Edhe për këtë çështje, falenderoj partitë e vogla që mbështetën këtë propozim, sepse ky është një hap i drejtë drejt një procesi të paanshëm të administrimit zgjedhor. Për çështjen tjetër të korrektimit, kjo ka të bëjë edhe me ndryshime në Kushtetutë. Në vlerësimin tonë nuk ka ardhur ende momenti për të bërë një rishikim të sistemit zgjedhor.Duhet të kalojnë më shumë se tre proçese zgjedhore për të vlerësuar mundësinë e një rishikimi të mënyrës së shpërndarjes së mandateve, apo e thënë më qartë për një korrektim të mënyrës së shpërndarjes së mandateve.

Drafti i 45 partive të vogla përmban 4  propozime  thelbësore, duke nisur nga sistemi për të cilin kërkojnë të jetë propocional rajonal me korrektim kombëtar për të mundësuar përfaqësim real të votës së qytetarëve.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama dhe kryeparlaqmentari Meta zhvilluan sot takimin e tyre të parjavshëm, një ditë para seancës plenare ku do të votohet ligji i fundit për reformën në drejtësi.

Po kështu, nesër shqyrtohet dhe votohet për draftin për ligjin e mbetjeve të kthyer nga Presidenti Nishani për shqyrtim në Kuvend.