Rama nuk mban përgjegjësi për kriminelët në lista/ Vasili: Le ta mbajnë breshkat e tij

551
Sigal

“Meqë Rama s’mban përgjegjësi për kriminelët, i bie që ta mbajnë breshkat e tij!”.

Kështu shprehet Petrit Vasili pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së PS.

Përmes një reagimi në Facebook, nënkryetari i LSI, me nota të forta ironie, shprehet ndër të tjera se është vetë kryeministri Edi Rama që zgjedh këta individë, pikërisht sepse e njeh të shkuarën e tyre kriminale.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Meqe Rama s’mban pergjesi per kriminelet, i bie qe ta mbajne breshkat e tij!

Kur mori tepsine Rama i cau derrasat te gjithe shqiptareve duke thene se e donte tepsine vetem fare, se do te emeronte njerez te paster,profesioniste we me nje fjale do te ishin akullore dhe kajmak i vertete.

Por tepsia si serat e rendimentit te larte ka prodhuar aq shume horra dhe maskarenj sa jane me qindra te emeruarit pas 2017 qe shkarkohen tufa tufa nga kryeministri “i paster,bore i bardhe” i Shqiperise.

Po ky vete i emeron se i njeh mire se ç’jane, pastaj dhe kur dalin dokumentet ku keta provohen qe jane faqezinj, ky kryeministri nuk i njeh më dhe s’mban pergjegjesi per ta.

Kur s’mban pergjesi kryeministri, kush e mban pergjegjesine per keta mostra te krimit ne pushtet ?

I bie qe pergjesine ta mbajne breshkat e Edi Rames.