Rama në Korçë: Çdo kryebashkiak i ri të ketë pikë të parë të programit njerzillëkun me qytetarët

96
Sigal

Kryeministri Edi Rama në Korçë foli për rezultatin e 14 majit, ndërsa tha se ka një falënderim për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë votuar, pasi ata braktisën hijet e së shkuarës, referuar këtu Ilir Metës dhe Sali Berishës. Rama tha se pikë prioritare e programit të çdo kryebashkiaku të ri duhet të jetë njerzillëku me qytetarët.

Njerëzit janë të pakënaqur me ne, kjo është e vërteta. Kanë pritshmëri të larta ndaj nesh dhe besojnë se vetëm ne mund t’i bëjmë ato gjëra për të cilat kanë nevojë, kjo është e jashtëzakonshme si sfidë se na kanë hedhur një dorashkë, duke thënë urdhëro merreni dhe tani na çoni vetëm përpara, do ishte fatale për ne nëse do biem në vetëkënaqësi dhe do mendojmë se jemi të zëvendësueshëm. Kjo votë ka lidhje se njerëzit duan të mendojnë dhe duan nga ne që të mendojmë gjithmonë e më shumë për ata si qytetarë dhe jo ata të mendojnë si tifozë partish dhe ne t’i ndajmë në të tanët, majtas, djathtas. Dua të falënderoj ata që s’kanë dalë në votim, ua kemi kërkuar këtë gjë.