Rama kujton arrestimin e Fatos Nanos: I vetmi politikan i dënuar me burg në këto 27 vite

600
Sigal
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të flasë ditën e sotme për çështjen më të ndjeshme të ditëve të fundit, e cila ka shkaktuar jo pak tension në politikën e vendit. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Rama është shprehur se ish-ministri Saimir Tahiri nuk mund të arrestohet pa fakte.
E teksa thekson se Tahiri është ministri i kabinetit Rama në mandatin e parë të qeverisjes, më i sulmuari nga opozita, ai rikujton momentin e burgosjes së Fatos Nanos, vite më parë.
“Kështu ndodhi edhe me Fatos Nanon, vite më parë. I vetmi politikan i dënuar me burg në këto 27 vite. Ashtu u sollën situatat edhe atëherë. U arrestua Nano me ca letra magazinash nga Italia. Por i arrestuar në emër të luftës së të resë për të bërë drejtësi kundër korrupsionit. Kush e arrestoi? Dhe sot rikthehet ajo stafetë mes politikës që baltos dhe drejtësisë që burgos. Të harrojnë se mund të kthejnë pas në ato situata, Shqipërinë e shekullit XXI”, tha kryeministri Rama.
NOA