Rama komenton listën e PD: Janë bashkuar gjithë humbësit

563
Publikimi i listës së kandidatëve për deputetë të PD-së nuk ka kaluar pa komentin e kryeministrit Edi Rama . Duke biseduar me një familje në Vorë, Rama ka pyetur familjarët:

E patë listën e PD-së në Tiranë?
‘Jo’ i thonë ata, ndërsa Rama ka vijuar komentin: “Asnjë nuk keni humbur. Janë bashkuar bashkë të gjithë humbësat, Saliu, Luli, Halim Kosova, ky tjetri, Besnik Fuçia, humbës, janë të gjithë bashkë atje, Bardhi, humbës, Mediu fitues gjithmonë me humbje, të gjithë humbësat bashkë, Dash Shehi po..Ja kjo është PD, republika e re, e humbësave”.
Sigal