Rama: Jo më studentë në universitete me notë 6

465
Sigal

Studentët e presin me protesta kryeministrin, duke e uruar: Edi, gëzuar 1 prillin!

Jakup B. GJOÇA

Para disa ditësh studentët paralajmëruan se do të rifillojnë sërish protestën, sepse qeveria nuk ka mbajtur premtimet e saj për të plotësuar kërkesat e studentëve. Kryeministri Rama, ndoshta i kapur në befasi dhe panik, dje u mundua që të amortizojë revoltën e studentëve dhe organizoi një takim në mjediset e UT, me temë për bibliotekën digjitale, e cila, si për ironi, ishte premtuar nga kryeministri, që do të ishte e gatshme për t’u përdorur nga studentët në janarin e 2019-s.

“Pakti për Universitetin” Rama = Dështim

Ndërkohë që Kryeministri Rama zhvilloi aktivitetin për prezantimin e Bibliotekës digjitale në godinën Iliria në vijimësi të “Paktit për Universitetin” ai u prit sërish me protesta nga studentët. Ata kishin në duar pankarta dhe një baner të madh me shkrimin “’Pakti për Universitetin’ Rama = Dështim” Studentët të cilët e pritën kryeministrin para godinës ku u mbajt takimi e përshëndetën me parullën “Edi, gëzuar 1 Prillin!”, datë e cilat celebrohet në të gjithë botën si “dita e gënjeshtrave”.

Ka qenë Garda e Republikës e cila u përplas me studentët e Universitetit të Tiranës dhe nuk i lejoi ata të marrin pjesë në takimin që ka zhvilluar Rama me pedagogë dhe ekspertë të arsimit të lartë për të diskutuar një sërë çështjesh. 4 ditë më parë studentët zhvilluan një mbledhje për të diskutuar Paktin për Universitetin të prezantuar nga qeveria. Sipas deklaratës së bërë publike, studentët shprehen se qeveria ka punuar me paktin por mbi 90% të kërkesave të tyre ose nuk janë plotësuar ose janë deformuar dhe plotësuar pak. Studentët rikonfirmojnë kërkesat e tyre kryesore: Rrëzimin e menjëhershëm të Ligjit të Arsimit të Lartë, Marrjen me seriozitet të plotësimit të të gjitha kërkesave të tyre.

Nuk mund të shkojnë në Universitet nxënës me mesatare nën 6

Kryeministri Edi Rama dje u takua me një grup studentësh për të diskutuar për bibliotekën digjitale u shpreh kundra hyrjes masive në universitete, pasi mjaft nxënës nuk i përmbushin kriteret e nevojshme. Rama tha se nuk mund të shkojnë në universitet, nxënës që kanë mesatare nën 6. “Do të ndërhyjmë në legjislacion, për të bërë ndryshime radikale. Ndër të tjera, nuk mundet që të ketë në universitet studentë me mesatare të shkollës së mesme nën 6.

Universiteti nuk mund te jetë një portë e hapur për cilindo. Do të vendosen kritere të qarta pranimi në universitetet tona.”, deklaroi Rama. Kryeministri u ndal edhe te çështja e plagjiaturave. Plagjiaturat janë njësoj si ai që mund të ndëshkohet, sikur ka kryer krim. Ne vetë e kemi përgatitur një plan B, për këtë punë me gjithë ndërhyrjet e nevojshme me ligj. Por ne nuk duam të aktivizojmë planin B, se duam të ecim me planin A.”– u shpreh Rama.