Rama ironizon listën e PD: Me kaq Frroka, vërjani targën Lezhës “Le Frr’

423
Kryeministri Edi Rama gjatë ndalesës së tij në Fishtë të Lezhës nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të Partisë Demokratike.

Që në nisje të fjalës së tij Rama u kërkoi ndjesë banorëve të zonës për vonesën, ndërsa shkak sipas tij kanë qenë takimet që ka pasur dhe me demokratët.

“Na falni për vonesën se nuk e kishim nisur të takoheshim veç socialistët, por tani më kapin dhe demokratët. Është kënaqësi e madhe. Ne socialistët jemi destinuar të vonohemi që të presim ata, siç finalizuam dhe të shtypim procesin e zgjedhjeve. Edhe demokratët e kanë kuptuar që nuk jemi armiqtë e tyre. NE dëshirojmë një politikë që të flasim për njerëzit. Ishte gjë e madhe që të na jepej mundësia që tua shpëtonim Lulin nga çadra, dhe tani të na japim neve mundësinë që të shpëtojmë Shqipërinë nga Luli. Ajo që po u thosha ishte se për të bërë punën, ishte se si ta bënin atë sa unë. Në rast se lopa duhet mjelë, jam i sigurt se i zoti i lopës si kërkon asaj mjelëses teserën e partisë. Dhe si thotë s’ka gjë se po marr dikë që t’ja bëjë copë sisët se s’ka gjë se s’do ketë qumësht. Është koha që ti japim fund teorisë së partive”, tha Rama.

Nga ana tjetër ai ironizoi dhe listën e PD-së me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa theksoi se prapë aty kishte parë një kandidat me mbiemrin Frroku.

“Pash dhe një Frrok në listën e PD-së për Lezhën. Një Frrok në Bashki, një në Kuvend, tani zgjidhni dhe një në Prefekturë e pastaj bëjani Lezhës targën ‘Le Frr’”, theksoi ai.
Sigal