Rama i “rrëmben” votën një demokrati

475
Gjatë takimeve elektorale nëpër Shqipëri, kryeministri Edi Rama është përballur edhe me demokratë të shumtë. I tillë është rasti i një të moshuari në veri të vendit, ku kreu i PS debaton për votën.

Rama: Unë që sot e di kujd do ja japësh votën ti, po nuk ta them

I moshuari: Ku e di?

Rama: Po nuk ta them, jo nuk ma jep ti mua votën

I moshuari: Po kush të tha?

Rama: Ta them unë, por …

I moshuari: Ta jap besën që ta jap

Rama: Po mos më verë në pozitë mua…hajde ma jep besën (i zgjat dorën) E shef, nuk ma jep…e pe besën?! Hajde do ma japësh votën

I moshuari: Po

Rama: Hajde të të puth njëçikë, ta mora votën
Sigal