Rama i përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Bashës: Të harrojnë se do na ndalin

535
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kryedemokratit Basha për situatën me kanabizin në vend. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë thotë se policia është e vendosur për luftën ndaj kanabisit dhe krimit të organizuar.
Rama ndalet tek shkarkimet në radhët e policisë së Elbasanit, për ngjarjen e ndodhur një muaj më parë, duke u shprehur se kushdo që nuk kryen detyrën do të penalizohet.
Në përgjigje të akuzave të Bashës, kryeministri thotë se po opozita po hedh baltë mbi Policinë e Shtetit për operacionin (sipas tij të suksesshëm) të realizuar mbrëmë në Vlorë.
POSTIMI I PLOTE
TA HARROJNE SE DO TE NA NDALIN
‪Përshëndes shkarkimin e gjithë zinxhirit të komandës policore në Elbasan Kush është përzier me çorbën e krimit, po edhe kush s’ka kurajo të përballet sy për sy e dhëmb për dhëmb me të, s’ka vend nën uniformën e dëshmorëve të Policisë së Shtetit 

E turpshme përpjekja e Frontit të Çorbës së Vjetër për të baltosur Policinë e Shtetit për operacionin e suksesshëm mbrëmë në Vlorë, si pjesë e luftës ndaj rrjetit kriminal të heronjve të kazanit politik e mediatik të 48 orëve të fundit 
Policia e Shtetit po bën të gjithë gjërat e duhura dhe çdo drejtues e punonjës policie, duhet të vazhdojë të bëjë përditë këtë që po bën qysh prej nisjes së kësaj faze të re të luftës me krimin, pas pastrimit të Shqipërisë nga kanabisi 

‪Ta harrojnë se do të na ndalin dot në këtë luftë, të gjithë ata që vazhdojnë t’i marrin shqiptrët për budallenj dhe që synojnë bllokimin e rrugës sonë për Shqipërinë që duam – me shtet, punë, mirëqenie. Me mandatin e 25 qershorit, ne do t’i bëjmë jo vetëm rrjeteve kriminale, po edhe korrupsionit në tërësi, atë që asnjë nga këta që hidhen sot përpjetë në kazanin e politikës e të medias, s’ka guxuar as ta mendojë, në çerekshekulli rrumpallë e bashkëjetesë harmonike të pushtetit me llumin, ku ky vend mbeti pa shtet, pa ligj, pa drejtësi ‬
‪Këtu jemi dhe do të shohim. Ditë për ditë 
Sigal