Rama: Energjia vidhet gjatë shpërndarjes, ndëshkim hajdutërisë!

479
Sigal

TIRANË- Në fjalën e tij, pas vendimit të Qeverisë për ngritjen e Taske- Force për energjinë, Kryeministri Edi Rama  ka pohuar se, energjia elektrike vidhet gjatë shpërndarjes, kështu, ndaj abuzuesve, duhet ndëshkim. “Taske Forcë nis punën sot nën drejtimin e zv.kryeministrit, punë që shkon përtej nivelit të humbjes dhe fitimit. Dua të nënvizoj 3 aspektet kryesore që lidhet Task Forca dhe gjithë operacioni që nis sot, e para gjendja alarmante që bie në shpërndarjen e energjisë. Së dyti ndërhyrja e domosdoshme në një fushë më jetike, që sot është fushë e minuar dhe nesër kërcënon të kthehet në fushën e një fatkeqësie kombëtare në rast se ne sot nuk bëjmë atë që na takon për ta ndaluar njëherë e përgjithmonë këtë fatkeqësi, së treti është domosdoshmëria për të ripërtërirë përgjegjshmërinë që mbron dhe zhvillon bashkëjetesën tonë në këtë vend, këto aspekte të ndërlidhura mes njëra-tjetrës sa i takon gjendjes alarmante”,-theksoi Rama. Pasi theksoi se 93% e kontratave të konsumatorëve familjarë dhe bizneseve rezultojnë me borxhe ndaj sistemit të shpërndarjes, Rama kërkoi  “kthimin e grafikut të frenimit të humbjeve dhe të vjedhjes në një grafik me rënie të vazhdueshme dhe nga ana tjetër transformimin e kësaj krize të thellë me një situatë normale”. Ai kërkoi nga Taske -Force frenim hajdutërisë në çdo nivel të institucioneve buxhetore dhe jo buxhetore, kompanive të mëdha e të vogla e për të shkuar pastaj tek konsumatori, duke lënë me mirëkuptim ata të cilët janë të fundit që duhet tu kërkohet llogari, njerëzit në nevojë”.