Rama e paditi në gjykatë, reagon Haradinaj: Kam pritur probleme më të mëdha! Prisha pazare miliarda dollarë

267

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një interviste ka thënë se ka pritur probleme më të mëdha se një padi nga kryeministri shqiptar Edi Rama, “pasi u prishën planet për ndarjen e Kosovës”.

Teksa foli për padinë, Haradinaj tha se “po i vjen marre prej bashkëkombësve që do të përballet në gjykatë me Ramën”.

“Unë jam në Gjykata kaherë, jam mësuar me gjykata, mua më vjen marre prej bashkëkombësve shqiptarë, veçanërisht më vjen marre prej socialistëve, që i njoh e i kam miq, por për aspekte të tjera nuk e kam problem sepse kur kam hy me ua prishë pazaret e vështira unë jam bërë gati edhe për pasoja më të rënda, kam prit edhe probleme të tjera, por fatmirësisht ato dështuan, por mobilizimi ishte i madh, resurset e mëdha, në raste të caktuara kam mbetur i vetëm.

S’kam thënë se ata do të marrin para. Ndarja e Kosovës nënkupton humbje të një pasurie të një vlere dhjetëramiliardëshe. Kam thënë se ajo më jep të dyshoj se ata që e kanë shty këtë projekt kanë pas interes për ta shtyrë. Te Zoti besoj se pa interes dikush nuk e bën këtë. Pse të përjashtoj? Ai e di që kur hiqet veriu, Kosova humb rezerva miliardëshe”, ka thënë Haradinaj.

Duke u ndalur te pjesa jurisike e përballjes në gjykatë, Haradinaj ka thënë se “ka çka të qesë në Gjykatë”.