Rama do e çojë deri në fund marrëzinë e tij

461
Sigal

Analiza/ Po jetojmë në epokën e Ligjit të Ramës i cili po imiton Luigjin e XIV I cili tha: “Ligji jamë unë”. Rama do të kënaqet plotësisht pasi të shohë të larguar edhe shqiptarin e fundit nga ky vend. Ja si u përdor qeveria paralele e drogës për të fituar zgjedhjet e 2017. 

Prof. Dr. Ana Leka

Të gjithë diktatorët nuk e kanë lënë kurrë në gjysmë çmendurinë e tyre. Nuk ka gjysmë diktatura por vetëm diktatura totale për të siguruar kontroll të plotë dhe qeverisje të hekurt mbi një popull. Ndaj edhe diktatori ynë Rama do e çojë deri në fund çmendurinë e tij. Askush të mos ketë iluzione se befas një nga këto ditë ai do ndalet, do mendohet, do reflektojë dhe do bëjë kthesën e madhe të largimit të vullnetshëm, të autokritikës apo shprehjes së dashamirësisë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme duke ia lënë në dorë popullit besueshmërinë e qeverisjes së tij.Jo, jo, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Një diktator nuk ka ndërgjegje as ndjesitë e një njeriu të zakonshëm. Mos u habisni pse po kontrollon median dhe po censuron fjalën e lirë. Kjo është qershia mbi tortë e mëkateve të tij diktatoriale. Fjala e lirë për Ramën është si një kambanë morti për qeverisjen e tij duke i kujtuar popullit shqiptar dëmet e parekuperueshme që i ka bërë këto gjashtë vite.

Ja bilanci i Ramës! Ja se për çfarë do mbahet mend qeverisja e tij e zezë për këtë vendin tonë që s’po u hiqet dot nga shpina lista e diktatorëve:

Kanabizimi i vendit që alarmoi edhe autoritetet fqinje dhe përtej.

Përfitimi i 5-7 miliardë eurove nga plani i kultivimit të drogës, duke krijuar një buxhet të përafërt me Buxhetin e Shtetit dhe duke krijuar një qeveri paralele, qeveri të drogës, e cila u përdor për të siguruar fitoren në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017;

Gjatë qeverisjes Rama media ndërkombëtare nisi ta quante Shqipërinë si Kolumbia e Evropës;

Dy ministra të brendshëm me lidhje me krimin e organizuar;

Qindra miliona euro në duart e oligarkëve përmes PPP-ve;

Pengim i qëllimshëm i Reformës në Drejtësi duke e lënë vendin dy vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë duke ndërmarrë ndërkohë, në mungesë të tyre, ligjet më anti-kushtetuese në historinë e shtetit shqiptar.

Krijimin e Korporatës së Investimeve që do u zhvasë shqiptarëve pronat vetëm përmes VKM-ve.

Përzgjodhi kryetarë bashkishë njerëz të lidhur me krimin, drogën, me precedentë penalë për vepra të ndyra si përdhunime apo trafik i qenieve njerëzore;

Arriti ta kthente Parlamentin në një cirk antikushtetues, të paplotë, dhe me emra anonim që lenë për të dëshiruar si nga inteligjenca ashtu edhe nga kontributi;

Solli një shkatërrim total të sistemit arsimor;

Detyroi shqiptarët të largohen nga vendi i tyre në numra të frikshëm, të krahasuar me një eksod biblik.

Kanabizimi i vendit që alarmoi edhe autoritetet fqinje dhe përtej. Përfitimi i 5-7 miliardë eurove nga plani i kultivimit të drogës, duke krijuar një buxhet të përafërt me Buxhetin e Shtetit dhe duke krijuar një qeveri paralele, qeveri të drogës, e cila u përdor për të siguruar fitoren në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017

Numri i azilkërkuesve në vendet e BE e rendit Shqipërinë në vendet e para, duke lënë pas vende me konflikte luftërash si Afganistani dhe Siria.

Raportet e Doing Business dhe Indeksi për Korrupsionin e kanë klasifikuar Shqipërinë në vendet më të korruptuara të botës dhe me pasigurinë më të madhe për të bërë biznes.

Rritje e papunësisë dhe vështirësi në sigurimin e jetesës;

Shqiptarët tani po jetojnë në kufirin e mbijetesës;

Dhe të gjithë duan të largohen nga ky vend! Edhe doktorët, profesorët, intelektualët, apo njerëzit e të gjitha profesioneve duan të ikin dhe emigrojnë për t’u ofruar një të ardhme më të mirë fëmijëve pasi ky vend ka mbetur pa shpresë;

Në 30 vite pas rënies së diktaturës, Rama është i vetmi që organizoi votime moniste si ato të 30 qershorit, me 61 bashki pa kandidatë, dhe as arriti dot t’i menaxhonte në mënyrë demokratike dhe duke e detyruar KQZ të shpallte rezultatin përfundimtar pas 27 ditësh;

Nën qeverisjen e Ramës kushtet për hapjen e negociatave me BE u shtuan, nga 5 u bënë 11 dhe integrimi sot është më i vështirë se kurrë.

Nën qeverisjen e Ramës, vende si Holanda kërkuan rikthimin e regjimit të vizave;

Nën qeverisjen e Ramës kanë plasur skandalet korruptive më të rënda në 30 vite, si ajo e Unazës së Re, apo projekte infrastrukture me 18 milionë euro për kilometër;

Nën qeverisjen e Ramës vendi është drejtur nga e shkuara diktatoriale dhe jo nga e ardhmja evropiane. Ndaj, vërtetë keni iluzione se ky diktator do ndalet?

Me këtë bilanc të zi ndaj kombit të tij çdo njeri i thjeshtë do reflektonte dhe kishte sado pak ndjesi njerëzore, por jo ky njeri, kurrën e kurrës. Ai avancon çdo ditë në çmendurinë e tij, pasi ky është misioni i çdo diktatori, të jetë i gjithëfuqishëm, i kudondodhshëm, lider suprem, gjyqtari dhe ekzekutuesi, ashtu si Luigji i XIV i cili tha: “Ligji jam unë”. Dhe sot po jetojmë në epokën e Ligjit të Ramës. Epoka më e errët e tre dekadave të fundit.

Ai avancon çdo ditë në çmendurinë e tij, pasi ky është misioni i çdo diktatori, të jetë i gjithëfuqishëm, i kudondodhshëm, lider suprem, gjyqtari dhe ekzekutuesi, ashtu si Luigji i XIV i cili tha: “Ligji jam unë”. Dhe sot po jetojmë në epokën e Ligjit të Ramës. Epoka më e errët e tre dekadave të fundit

Ky njeri duhet larguar pasi me dëshirë ai jo vetëm që nuk largohet por do kënaqet plotësisht pasi të shohë të larguar edhe shqiptarin e fundit nga ky vend.