Rama deklaroi se fali gjobat, Zhupa: Turpi që tallet me qytetarët! Gjithçka ishte anti-kushtetuese

372
Sigal

Gjatë një komunikimi ditën e sotme në Facebook, kryeministri Edi Rama, njoftoi se do të falen të gjitha gjobat e vendosura gjatë periudhës së karantinës, ndërsa patentat e bllokuara do të rikthehen.

Por, sipas zëdhënëses së PD, Ina Zhupa Rama në fakt nuk ka falur asgjë pasi gjithçka e vendosur deri tani nga Facebook-u i tij ka qenë anti-kushtetuese.

“Rama nuk fal asgjë! Gjobat, heqja e patentave edhe sekuestrimi i makinës janë masa që kanë ndërrmarrë policët duke lexuar facebookun e Ramës dhe jo në ligj!

Asnjë gjobe, asnjë masë ndëshkimore nuk ka qenë e mbështetur ne ligj, fashat orare që ndryshonin çdo javë nuk kanë qenë të shkruara në asnjë akt normativ dhe në asnjë fletore zyrtare.

Ato vendime do ktheheshin mbrapsh me çdo apelim që do bënin qytetarët! Ato ishin vendime të paligjshme të policisë që mban si kushtetutë dhe ligj, statuset edhe videot e Edi Ramës.

Është turpi i tij që tallet me qytetarët edhe vazhdon komandon nga facebooku!”, shkruan Zhupa në reagimin e saj.