Rama bën humor me biznesmenët vlonjatë: Jepjani fjalën këtij demokratit, taksirat që është me PD

457
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me operatorët turistikë të qytetit të Vlorës pohoi se shërbimi ndaj qytetarëve dhe turistëve në vend lë për të dëshiruar, ndërsa theksoi rëndësinë se kushtet duhet të përmirësohen.
Ai solli shembullin e shtetit fqinj Greqisë sa i takon turizmit, duke shtuar se ‘grekët e kanë shërbimin e lodhur, por janë ku e ku më mirë se ne’.

“E di që doni më shumë por pavarësisht të gjithave, mrekullia s’kemi bërë, por ajo që kemi provuar është se ne me një vizion që është i duhuri dhe se në funksion të këtij vizioni, dimë radhën e gjërave. Ne jemi në betejë me llumin e trashëguar për kanalet vaditëse. kemi dyfishuar sipërfaqen ujitëse. Ka akoma shumë për të bërë, por jam shumë optimist se me gjithë strategjinë që kemi ndërtuar dhe me mjetet që u kemi vënë bashkive, ne do arrimë që në harkun kohor të 2 viteve të ardhshme, mos të kemi më asnjë cm tokë buke që nuk ujitet. Nëse shohim rrugën e re përgjatë zonës së Labërisë, këtë nuk e bëjmë që të qarkullojnë normalisht njerëzit, por të rritet dhe ekonomia. Duhet të rrisim shërbimin. Edhe grekët që e kanë shërbimin të lodhur janë ku e ku me ne, sa i takon cilësisë së shërbimit”, tha Rama.
Sigal