Qytetarët e Kukësit sot në protestë, kërkojnë lirimin e 11 të arrestuarve

419
Siç e kishin lajmëruar më herë, qytetarët e Kukësit do të protestojnë ditën e sotme, pasi kërkojnë lirimin e 11 të arrestuarve pas tubimit të dhunshëm në 31 mars që u mbajt në Rrugën e Kombit në shenjë kundërshtie për taksën.
Kanë qenë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit ata që kanë organizuar protestën e sotme, që do të mbahet në sheshin para gjykatës së këtij qyteti. Në njoftimin që është shpërndarë në rrjetet sociale pak ditë më parë u tha se protesta do të niste në orën 11:00.
11 të arrestuarit vijojnë të qëndrojnë në paraburgim, në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit.
Sigal