Qeveria vihet në shërbim të kontrabandistëve, sulmon tregëtarët e vegjël

550
Një nga të metat kryesore të qeverisë, është se nuk ka politika të mirëfillta që të ndihmojë dhe stimulojë nëpërmjet subvencioneve dhe investimeve në industrinë përpunuese për prodhimet bujqësore, të cilat kultivohen në zona të caktuara, ku fermerët dhe fshatarët nuk kanë shumë mundësira të tjera zgjedhëse, por nëpërmjet këtyre produkteve, fshatarët mund të rritin mirëqënien e tyre, por do të lehtësojnë edhe shtetin nga barra e ndihmesave ekonomike sociale. Përshembull, kultivuesit e duhanit, janë të paktë në Shqipëri, por në ato zona të kultivimit të kësaj bime, ku është fituar edhe tradita e punës, vështirë që të ketë një zgjedhje tjetër, ku fermerët dhe fshatarët të munden të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për familjet e tyre. Shteti, në vend që t’i stimulojë këta prodhues, duke subvencionuar e nxitur edhe prodhimin, edhe përpunimin e duhanit, bën të kundërtën. Nga njëra anë, janë zhdukur të gjitha fabrikat e përpunimit të duhanit, janë zhdukur qndrat e grumbullimit të prodhimit të duhanit. Edhe një fabrikë që është në rrethin e Elbasanit, për përpunimin e duhanit, pronari ka kohë që nuk u jep fermerëve detyrimet financiare. 
Fshatarët detyrohen të shesin produketet në rrugë
Në mungesë të plotë të ndihmës dhe nxitjes së shtetit për prodhimet e tyre, fshatarët detyrohen që të bëhën “tregëtarë” të vegjël, dhe të shesin prodhimet e pakta të tyre nëpër rrugët e qytetit, ku të mundin. 
Shteti i kapur nga kontrabandistët 
Doganat dhe kompania angleze Croën Agents kanë dështuar në dogana, pasi kontrabandistët kanë fushë të lirë veprimi për të shmangur çdo detyrim doganor dhe tatimor, për mallrat e tyre. Kështu në 5 mujorin e parë të 2015, janë zhdoganuar në dogana 800 ton cigare më pak, nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Mirëpo, kontrabandistët e cigareve, janë kaq të babëzitur, saqë me fuqinë e tyre financiare, vënë në lëvizje edhe shtetin, që t’u shërbejë qëllimeve të tyre. Kontrabandistët e cigareve, shikojnë si konkurentë të tyre, edhe fshatarët e tregëtarët e vegjël që shesin ndonjë kile duhan në rrugë, prodhimin e tyre vjetor, ndaj urdhërojnë shtetin, që në emër të ligjit, t’i luftojë ata me forcën e ligjit. Kështu dje, disa civilë dhe më pas punonjës të policisë së shtetit u derdhën me dhunë kundër fshatarëve në lagjen “Rus” të Shkodrës tek ata tregëtarë që veprojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licensë. Sipas tregtarëve fillimisht kanë ardhur disa persona civil pa uniforme të shtetit duke i thënë që të largojnë mallin nga rruga. Pas tyre kanë mbërritur edhe punonjës të policisë së shtetit me në krye Drejtorin e Policisë së Shkodrës, Lorenc Panganika. Vetë tregtarët këtë aksion e quajnë një grabitje që u behet në mes të ditës, duke akuzuar qeverinë se në vend që të mbështes këto fermerë, po i fundos edhe më shumë duke u hequr ato pak të ardhura që mbajnë familjet. Shteti nëse do të zbatojë ligjin, më përpara të gjejë ata përgjegjës të doganave që kanë lejuar 800 tonë cigare të futen kontrabandë në Shqipëri, duke i shkaktuar humbje buxhetit të shtetit 150 milionë euro, nga mospagimi i zhdoganimit dhe pastaj edhe i TVSH. Së dyti, shteti duhet që të nxitë prodhimin e duhanit, duke investuar me subvencione për indrustrinë përpunuese të duhanit, por edhe të prodhimit. Duke përdorur politika të tilla, shteti lehtësohet pastaj edhe nga barra e ndihmës ekonomike për fshatarët, por edhe do të luftojë edhe tregun e zi të shitjes produkteve në rrugë. 
Reagimi i Bashës: Rregjimi i Ramës është :Vidh buxhetin, qëllo njerëzit
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për përplasjen e policisë me tregtarët ambulantë të duhanit në Shkodër, duke dalë në mbrojtje të qytetarëve. Basha shkruan në faqen e tij të rrjetit social se “zuzarët e Ramës iu vërsulën fshatarëve të drobitur që shesin sa për të mbajtur frymën gjallë ndërsa po ata taksidarë mbyllin sytë para kontrabandës së cigareve që i ka kushtuar shqiptarëve 50 mln euro”. “Pasi i mashtroi fermerët se do t’u rrisnin çmimin e duhanit, Edi Rama i ndërseu sot taksidarët e tij të krimbur në ryshfete, ndaj fshatarëve që shisnin aq sa për të mbajtur frymën gjallë. Zuzarët e Ramës iu vërsulën fshatarëve të drobitur, jo për të mbushur arkën e shtetit, por për të mbrojtur interesat e klientëve të tyre kontrabandistë. Sepse, me urdhër e dijeni të Edi Ramës, po këta taksidarë mbyllin sytë para kontrabandës së cigareve që ju ka kushtuar shqiptarëve plot 50 milion dollarë të ardhura nga akciza e cigareve që i mungojnë buxhetit të shtetit vetëm në periudhën janar – qershor. Vidh buxhetin, bjeru njerëzve. Ky është regjimi kriminal e i korruptuar i Edi Ramës”, shkruan Basha.
Sigal