Qeveria miraton Avokatin e ri të Shtetit

369
Sigal

Me vendim të Këshillit të Ministrave, është emëruar sot Enkelejda Muçaj si Avokate e Përgjithshme e Shtetit shqiptar, e cila zëvendëson Artur Metanin, i zgjedhur si kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

V E N D I M

PËR EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.