“Qeveri e besimit”/ Pas takimit kokë më kokë me Ramën, nisin lëvizjet edhe në zyrën e Metës. Ja kë thërret

514
Pas takimit të mëngjesit për rreth 90 minuta në zyrën e kryeparlamentarit Ilir Meta, kryeministri Rama ka filluar lëvizjet, duke thirrur në zyrë të besuarit e tij, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe Ilir Meta.
Në zyrën e tij është parë të hyjë pak më parë, ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, një nga njerëzit më të besuar.

Ndërsa askush nuk e di e çfarë po gatuhet në zyrat e dy liderëve, kryeministrit Edi Rama dhe Kreut të Kuvendit, Ilir Meta, një gjë është e sigurt se po negociohet për zgjidhjen e krizës politike.
Sigal