I “tredhuri” i bunkerit që shan të përndjekurit!

480
Nga Besim Ndregjoni

Në një poezi brilante të poetit martir Havzi Nela thuhet : “Ma mirë nga kjo botë të ndahem. Ma mirë krimbat le t’më hanë. Ma mirë gur e dhe të bahem. Kur i ligu nis e shan!” Kjo poezi është një përgjigje ndaj shkrimeve e fyerjeve që u bahet ish të përndjekurve politikë që përkrahin pa asnjë hezitim protestën e opozitës shqiptare, sigurisht si promotor të kësaj lëvizje janë antikomunistët shqiptarë apo siç i etiketojnë të “tredhurit” e bunkerit të qeverisë Rama “ish të përndjekurit”. Në një të përditshme lexova një shkarravinë me fyerje ndaj komunitetit antikomunist ish të përndjekur politike nga regjimi komuniste, se pse të përndjekurit paskan zhvilluar tubime në mbrojte të çadrës se lirisë, duke shpifur si fundërrina që janë, me epitete dhe me pseudonime të sajuar ndaj përkrahjes që ne i japim moralisht dhe fizikisht kauzës për Republikën e re, dhe votën e lire. Kalemxhiu i “ tredhur” i qeverisë që lehte nga bunkeri nuk dokumentonte asnjë dokument arkivor në shkrimin e tij, ndaj drejtuesve të përndjekurve politikë që të ketë qenë ish bashkëpunëtorë apo në shërbim të diktaturës, pavarësisht represioneve shtazarake të klikës hoxhiste ndaj këtij komuniteti. Fatkeqësisht ne shqiptarët nuk jemi një popull i përkëdhelur nga fati në historinë tonë shekullore si komb, kemi kaluar vuajtje dhe sundime diktatoriale nga më të egrit, dhe përballë këtyre diktaturave kanë qëndruar si Prometeu elita historike e kombit, familjet fisnike, të përndjekurit politikë nga regjimet dhe sidomos regjimit enverist që ishte nga më barbaret e shekullit XX. Sot mbeturinat e atij regjimi kanë uzurpua pushtetin politik e mediatik dhe nga mëngjesi deri në darkë vjellin pa pushim helmin e tyre ideologjik në mbrojtje të antivlerave komuniste, duke përbuzur vlerat e atyre familjeve që nuk u zmbrapsën as para plumbit, as para qelive e hekurave dhe kampeve të përqendrimit të tipit nazistë-komunistë të luftës së dytë botërore. Kur ra diktatura ne që vinim nga kampet shfarosëse , dhe si njerëz që besonim në zot besuam se mbas asaj kënete me gjak të krijuar nga kjo kastë gjakatarësh do të fillonte ndryshimi dhe gjakatarët do të dilnin para drejtësisë, krimi do të dënohej dhe partia komuniste sot socialiste do të tërhiqej nga politik-bërja dhe ne do të shkonim drejt një pajtimi kombëtar duke shpresuar se më në fund dhe ne shqiptarët do të rreshtoheshim me popujt e tjerë. Por ç’ndodhi me “humbamenot” e diktaturës. Reflektim jo, shpesh tek ne makutëria bëhet zotësi. Ne nuk e menduam se mbas 26 vitesh do të përballeshim me xhunglën zhurmuese të mediave qeveritare , e kur kishim menduar se mbas 26 viteve do të fyheshim dhe do të na sajonin lloj lloj pseudonimesh halabakët e rinj të “Rilindjes” së komunizmit , dhe të vërtetën të e manipulojnë e ta degdisin si të paqenë, e do të nxjerrin “asat” e bixhozit të shpifjeve monstruoze. Sipas kalemxhiut të “tredhur” të qeverisë së ndërtimit të bunkerëve, qenka aq shume e interesuar kjo qeveri, që ne të përndjekurit paskemi marrë dëmshpërblim se nuk na e paska dhënë çadra, por kryeqeveritari, i biri i firmëtarit të varjes së poetit. Shifrat flasin me gjuhën e të vërtetës, gjatë pushtetit të PD, janë dhënë dy këste për 24.000 qytetar, dhe qeveria e shkarravinave e fluturave ka dhënë 5 këste për 1000 ish të burgosur politikë. 4500 të zhdukur nga diktatura hoxhiste na i paska vra çadra, dhe jo krimineli Enver Hoxha hero i popullit dhe udhërrëfyesi i “Rilindjes” dhe vrasësi është udhëheqësi i çadrës. Po këto varre kush i humbi për një çerek shekulli që sot këto familje i kërkojnë t’u japin një varr në tokën e tyre!!! Urrejtja e kalemxhiut të “Rilindjes” shkon në fyerje banale duke i përbuzur dhe etiketuar të përndjekurit politikë të “tredhur”… por harron i “tredhuri” i bunkerit, se ne dhe mbas 50 vitesh plagë e vuajtje krijuam familjet tona dhe fëmijët tanë po ndeshen çdo ditë me urrejtjen tuaj makabre.. Çdo qelizë e shoqërisë tek ne duhet të udhëhiqet dhe të frymëzohet nga fisnikëria nga ata vlera ideale dhe vyrtytet humane për të cilat ka nevojë të ushqehet shteti demokratik, shteti i së drejtës, shtypi shqiptar. Elita historike e kombit e përndjekur nga regjimi komuniste duke njohur si pikë referimi vlerat më të larta njerëzore e ka parë Shqipërinë në përkatësinë e vet evropiane në çdo aspekt të jetës dhe veçanërisht në aspektin politik. Vajtimores së bunkerit i themi: “Ne besojmë në republikën e re, se jemi protagonistë të ndryshimeve që ka nevojë shoqëria e frustruar shqiptare nga propaganda enveriste 26 vjeçare. Gjyqtarët dhe prokurorët e diktaturës i ka instaluar republika e vjetër dhe mbrojtur me fanatizëm bolshevik nga partia së cilës, ti i shërben si kalemxhi. Vetingu fillon nga krimet e komunizmit dhe jo nga zëvendësimi i pushtetit të “Rilindjes”. Vetingun nuk mund ta bëni Ju që fyeni shpifni dhe sajoni denigrime mediatike për të mbrojtur Rilindjen e byrosë politike, sepse janë këto, Rilindja socialiste, more i “tredhuri” i pushtetit mediatik që s’kanë pranuar t’i heqin titullin hero diktatorit, që na promovojnë ministra, hetuesit e djeshëm, që për një gotë raki torturonin, dhe shkatërronin familje të pafajshme shqiptare. Ne besojmë në republikën e re, që mos të kemi pushtetin e kanabisit, as Kryeministër piktorin e ish sigurimit të shtetit diktatorial, mos të kemi ministra djemtë e sekretarëve të parë që pushkatonin e varnin poet e gazetarë. Ne e përkrahim çadrën e lirisë se duam lirinë që na është burgosur për 26 vite nga fasada e pushtetit tuaj politik e mediatik që mbroni ndërtimin e bunkerëve, e shallet e kuq bolshevik në parakalimet e vrastarëve të luftës civile që ju e quani çlirimtare , luftën vëllavrasëse që shkaktoi diktatura. Ne jemi të ndryshëm me Ju, se ne duam zhvillimin progresin, lirinë orientimin perëndimor të kombit, mendimin dhe filozofia e jetës së fisnikëve ish të përndjekurit politik të sistemit diktatorial në mënyre të vazhdueshme kanë bërë të mundur ruajtjen e marrëdhënieve me kombet e mëdha dhe të nderuara të botës me kombet që sot më shume se kurrë janë pranë Shqipërisë sonë në aspektin e integrimit tonë. E kundërta ndodh me ju, që mbroni krimin, kanabisin, prostitucionin, fasadën republikën e vjetër, vjedhjen e votës, që heshtni për krimet makabre komuniste të pa dënuar deri në sot. Dhe sulmeve mediatike të të “tredhurve” të bunkerit qeverisës do t’iu përgjigjem duke e mbyllur po me poezinë e Havzi Nelës . “Ma mire bota le të thonë: Vdiq i mjeri, shkoi me nder!’’ Se i rrëzuem përgjithmonë. Me më shkelë nji derr-beterr.” 
Sigal