Që të mos riciklohen krizat, Manjani shpalos paketën me 11 pika

434
Arritja e marrëveshjes mes kreut të PS dhe atij të PD-së, për ish-Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani ka zgjidhur problemin por jo krizën.

Në një reagim në fb, Manjani thotë se pakti për të mundësuar zgjedhjet edhe me opozitën ishte e domosdoshme, por sipas tij vendi ka nevojë për transformim rrënjësor të mënyrës se si bëhet politikë.

Dhe për këtë Manjani shpalos një paketë me 11 pika.

“Pa dyshim që kjo listë nuk mbaron këtu. Ka të tjera gjëra që duhen bërë, veçanërisht për rivendosjen e vlerës së fjalës në politikë.Por vlerësoj si më të rëndësishme këto pika që parashtrova.Insistoj, duhet të reformojmë politikën që të kenë efekt reformat e tjera!”

Reagimi i plotë në fb
Marrëveshja e minutës së fundit për të mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve ishte gjëja e duhur!

Zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëheshin- e kemi stërthënë e stërshkruar! Ndaj shumë mirë që u arrit kjo gjë!

Por vendi ka nevojë për transformim rrënjësor të mënyrës se si bëhet politikë! Arroganca, mos dhënia llogari, sundimi në vend të qeverisjes e të tjera si këto kufizohen dhe reduktohen vetëm me reformën politike.

Po rendis më poshtë disa ide se cfarë mund të bëhet për tē ndryshuar situatën.
Qëllimi është të mos përsëritet më kjo lloj krize, që më së shumti vjen si reagim ndaj arrogancës.
-Parlamenti duhet të vendoset mbi qeverinë, domosdoshmërisht!
-Duhet të kemi një President ballacues pushteti, të zgjedhur nga populli ose duhet të krijojmë dhomën e Senatit, si filtër krizash.
-Kryeministri nuk mund të qëndrojë në detyrë më shumë se 8 vjet. Pra jo më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.
-Deputetet të zgjidhen drejtpërdrejt nga populli, njëkohësisht partitë përfaqësohen proporcionalisht.( sistemi zgjedhor gjerman e realizon këtë gje).
-Votimi dhe numërimi elektronik, por në qendrën e votimit, është mjeti që depolitizon menaxhimin e zgjedhjeve.
-Duhet të ndalohen koalicionet para zgjedhore.
-Koalicionet qeverisëse post zgjedhore, që bëhen për ndarje postesh në administratë, të jenë të dënueshme penalisht!
-Duhet të hiqet trajtimi “preferencial” procedural kur hetohen zyrtarët e lartë të shtetit!
-Duhet të mbrojmë me ligj statusin e opozitës dhe të karrierës së politikanit.
-Asnjë vendim që prek buxhetin, borxhin publik apo pasurinë publike qe ka efekt jashtë mandatit të qeverisë nuk mund të merret pa u ratifikuar ne Parlament.
-Asnje qindarke nga paratë publike nuk mund ti jepen medias
Sigal