PSD e PD çojnë KQZ-në në Kolegj Zgjedhor për Prrenjasin dhe Kurbinin

472
Teksa data e regjistrimeve për kandidatët që do të garojnë për kryetarë bashkie në zgjedhjet lokale të 21 qershorit ka përfunduar prej disa ditësh, Partisë Social Demokrate në Perrenjas dhe Partia Demokratike në Rrëshen kanë çuar në Kolegjin Zgjedhor ankesat për vendimet për kandidatët e tyre. 
Kandidati i Partisë Social Demokrate në Perrenjas, Artur Topi ka ankimuar KQZ-në në Kologjin Zgjedhor, pasi sipas tij KQZ vendosi ta çrregjistroj me pretendimin se firmat e mbledhura ishin të falsifikuara. I pranishëm në takim kreu i kësaj partie, Skënder Gjinushi u largua duke shprehur një zemërim e duke akuzuar KQZ. Komisioni votoi që të mos regjistrojë kandidatin e PSD-së për Prrenjasin, pas kërkesës të Partisë Socialiste, se ishin falsifikuar firmat.
Ndërkohë edhe Partia Demokratike ka bërë kërkesën e saj të parë ankimore kundër KQZ-së në kolegj. Ajo ka kërkuar të anullohet vendimi i KQZ-së, i cili refuzoi regjistrimin e vëllait të deputetit Mhill Fufit, Ilir Pjetraj si kandidat për Bashkinë e Kurbinit, pasi u rregjistrua 10 ditë me vonesë. Megjithatë, vendimi përfundimtare i kolegjit do të sqarojë përfundimisht nëse Artur Bardhi i PS, do të garojë i vetëm ose jo. 
Sigal