PS-PD peng të krimit, pazar për zgjedhje në korrik 2016

417
Gazeta “Telegraf”, në një vëzhgim politik të publikuar në datën 9 mars 2016 (jo për marrëveshjen e 9 marsit të vitit 1997), lidhur me dekriminalizimin brenda PS e PD, ka paralajmëruar një zhvillim të ri politik, që po gatuhet prej kohësh në mënyrë “ilegale” mes kupolës së ngushtë të PS e të PD në bashkëveprim e mirëkuptim të plotë, lidhur me mos-futjen në zbatim të ligjit për dekriminalizimin, duke përdorur futjen në veprim të zgjedhjeve të parakohshme në të dy nivelet pushtet qendror dhe vendor. Kjo skemë, me synim unifikimin e pushtetit lokal e qendror në një dorë të vetme, me maxhorancë kontrolli të dy pushteteve prej partisë që fiton pushtetin qendror, duke bërë emërime në 61 bashkitë e vendit, si “zgjedhje” për t’i dhën fund poltikës “pushteti qendror i një partie vendos, pushteti lokal i partisë kudnërshtare nuk zbaton”! Ja titulli i shkrimit të botuar nga “Telegraf” në datën 9 mars 2016, që ka zbuluar pazarin PS-PD për futjen në zgjedhje të parakohshme: “Nis pazari i heshtur i dorëheqjes së zyrtarëve të “damkosur”, priten zgjedhje të reja”! Çfarë thuhet në parlajmërimin e bërë prej gazetës “Telegraf”? 

Thuhet kështu: “Flitet për një mirëkuptim mes palëve pozitë-opozitë, për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, duke mos futur në listat e kandidimit emrat e politikanëve që njihen e janë subjekt i dekriminalizimit dhe pas zgjedhjeve të reja, këta të mos përfshihen as në administratën shtetërore, apo në strukturat drejtuese të partive, duke u vënë si pengesë plotësimin e formularit të dekriminalizimit”. Pra, thuhet ajo që këto dy ditë, kanë deklaruar njëri-pas tjetrit Majko i PS dhe Paloka i PD, të cilët më të njëjtën “gjuhë” propozojnë dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme, nëse nuk miratohet futja në veprim e ligjit të dekriminalizimit! Deri tani, paçka se Venecia është shprehur, paçka se ligji u miratua, paçka se flitet për emergjencë dekriminalizimi të politikës e shtetit, ky ligj nuk është futur e nuk po futet në veprim për zbatim! Pse? Sepse palët PS-PD vazhdojnë të bëjnë lojëra gjoja “konfliktuale parimore” sikur ka pengesa, sikur nuk bien dakord! PS del e thotë, se “këtë ligj e pengon PD, mbasi ka brenda të drejtues të lartë të inkriminuar”. PD del e thotë, se “zbatimin e këtij ligji e bllokon PS dhe Rama, mbasi mbron deputetë, ministra, kryebashkiakë e zyrtarë që i kap ligji”! Në fakt, të dy palët thonë të vërtetën e njëjtë, por të ndarë në dy copa! Pozita dhe opozita, nuk duan ta fusin në veprim zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, mbasi brenda tyre kanë personazhe të shumtë krimi. PS ka qeverisje të mbushur me individë të botës së krimit, por brenda qeverisjes së PS janë qindra PD-istë miqë, kunetër, baxhanakë, dhëndurë, mbesa, nipër, ortakë biznesi të damkosur me krime, të cilët janë ende drejtorë e zyrtarë të lartë, diplomatë e drejtues sektorësh policie, doganash, tatimesh, mjekësie, arsimi, ushtrie etj., të cilët janë mbajtur në administratën publike prej pushtetit të PS! Pikërisht këta duhen hequr, por PS nuk i heq nga zyrat. 

Pikërisht këta PD-stë që ëprbëjnë një pjesë të pushtetit të PS, i kanë kërkuar PD të “mos hap gojën” për të kërkuar largimin nga zyrat! PS ka kontingjentet e saj të lidhur me krimin që janë deputetë, ministra, drejtorë qendror, rajonal e lokalë, kryetarë bashkie e këshilltarë, drejtues në qarqe, prefektura, ambasada etj. Këta, kupola e PS i ka emëruar si “kthim shpërblimi” për financimet që ata kanë bërë në fushatë, ose për krimet që kanë bërë në emër të mbledhjes së votave e të pazareve të tjera brenda e jashtë partisë, shumicën edhe si të “trima”. Ose i ka njërëz të familjes, të krushqisë, të shoqërisë, të ortakërisë në biznes! Këta bëjnë presion ndaj atyre që drejtojnë sot PD e PS, të cilët kanë në dorë futjen ose mosfutjen në veprim të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Fakti që në këto 25 vite krerët e PS dhe PD kanë krijuar kupola partiake, pushtete, parlament, diplomaci, prefektura, dogana, tatime, polici, ushtri, drejtori, ministri e bashki me këta “tipa” kontingjente krimi që kanë derdhur miliarda lekë krimi në xhepat e kupolës së PS e PD është një “pengmarrje” e plotë e kupolave të PS e PD, të cilat të “molepsura” prej tyre e të lidhura me ta në trafiqe e afera korruptive madje edhe ën kriem që dihen e nuk dihen, kanë frikë t’i largojnë këta “tipa” nga partia, nga qeveria, nga grupi parlamentar, nga kupolat dhe drejtimi që u kanë dhënë në ministri, bashki, prefektura, qarqe, ambasada, dogana, tatime, arsim, shëndetësi, energji, porte, aeroporte e deri në kulturë… Sipas “mendjes” së kupolave të PS e PD, “mekatarët” që ata kanë futur brenda politikës e pushtetit, mund të largohen vetëm me zgjedhje të parakohëshm, duke mos i futur në listat e kandidimit! Këtë proces “pastrimi” që do të bëhet me detyrimin e ndërkombëtarëve, nuk e ndal dot asnjë fuqi tjetër brenda spektrit politik shqiptar, i cili prej ditësh po përpëlitet në tavolina komisionesh fiktive e teatrale, me sikletin dhe lojërat banalisht të dukshme si frikë e panik prej kundërveprimit të individëve të krimit, në rast të futjes në zbatim të ligjit të dekriminalizimit. Pra, PS e PD për të zbatuar urdhrin e ndërkombëtarëve për dekrimianlzimin urgjent për pastrimin e “ushtrisë” së individëve të krimit që kanë pjesë të afërt e shërbëtore brenda vetes, si rrugë e vetme u bashkëpunuese u ka shkuarja në zgjedhje të parakohshme qendrore e lokale në një datë! Këtë e provon fakti, që prej 10 ditësh nuk po nis konkretizimi i platformës së Venecias, por prej palëve janë rikthyer qëllimisht e me paramendim skenat e gjoja “grindjeve parimore”. 
Ja çfarë ka paralajmëruar “Telegraf” në datën 9 mars 2016, për pazarin PD-PS që zbulojnë Majko-Paloka
“Burime konfidenciale nga PS, deklarojnë se procesi i dekriminalizimit është menduar të nis pas kongresit të PS, për të mos krijuar krizë tjetër të tipit “Blushi”, apo më të rëndë e më të gjerë brenda kupolës së pozitës, prej atyre që do të detyrohen të largohen me formularë! Ndërsa burime konfidenciale nga PD, na bëjnë më dije një motiv tjetër, lidhur me vonesën e procesit, duke u futur në një gjoja “konflikt” brenda komisionit politiko-parlamentar të dekriminalizimit, siç po ndodh në fakt. Ky motiv me frikë krize prej kolegëve dhe “bërje gjynahu” ndaj miqve kontigjent i dekriminalizimit, ka këtë shpjegim real që mbahet i fshehtë nga palët. Është kjo, një manovër për të mos bërë dekriminalizimin si proces zyrtar e ligjor me formularin “Venecia”, por si vetë-veprim të zyrtarëve, shtetarëve e politikanëve të “damkosur” me vetë-largim me vullnet të lirë me “dorëheqje” të heshtur, duke inskenuar e nxitur fiktivisht, zgjedhje të parakohshme gjoja të diktuara prej “konfliktit” pa rrugëzgjidhje mes palëve! Pra, flitet për një skenar mes palëve pozitë-opozitë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, duke mos futur në listat e kandidimit emrat e politikanëve që njihen e janë subjekt i dekriminalizimit dhe pas zgjedhjeve të reja, këta të mos përfshihen as në administratën shtetërore, apo në strukturat drejtuese të partive , duke u vënë si pengesë plotësimin e formularit të dekriminalizimit.
Sigal