PS kërkon largimin e kryetares së Shoqatës së Bashkive. Voltana Ademi: Duan të tërheqin padinë e zgjedhjeve

170
Sigal

Një tjetër ”luftë” ka nisur nga qeveria. 60 bashkitë e majta po organizohen që të bëjnë zgjedhje në Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë, e drejtuar nga kryebashkiakja e vetme e djathtë e Shkodrës, Voltana Ademi.

Kjo e fundit në një shkresë drejtuar ndërkombëtarëve, thekson se bashkitë e majta patën vendosur që prej 2009 të kishin shoqatën e tyre për autonominë vendore, duke mos e parë veten të përfaqësuar nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, ndërkohë që tani po angazhohen për të bërë zgjedhje në Shoqatën që drejton ajo.

Në letrën e saj, Ademi nënvizon se kanë dyshime serioze se kërkesa e të majtëve po bëhet me qëllim që ata të marrin drejtimin e shoqatës që ka kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve vendore të 2019 në Gjykatën Kushtetuese, zgjedhje të cilat u bojkotuan nga opozita.