Protestë deri në mesnatë, Policia i mohon kërkesën opozitës

525
Sigal

Teksa sot opozita mban protestën e saj të dhjetë kombëtare, Policia i ka dhënë leje asaj vetëm dy orë për të qëndruar në rrugët e Tiranës.

Mësohet se opozita ka kërkuar leje deri në mesnatë, po kjo është refuzuar nga ana e Policisë së Shtetit, që ka lënë afat për mbylljen e protestës në orën 22:00.

Burime bëjnë me dije se protesta e opozitës do të jetë në formën e marshimit, në mënyrë që të shmangen provokimet e dhunshme në ambientet përpara kryeministrisë.

Partia Demokratike ka theksuar se protesta do të jetë paqësore, mbështetur dhe nga LSI dhe partitë e tjera të opozitës, ndërsa qytetarët janë ftuar të jenë të pranishëm së bashku me fëmijët e tyre të mitur.