Pedagogia Taulanta Jupi shpirti i protestave kundër padrejtësive ka shpërndarë videon ku populli bjellorus ngrihet në Minsk, kundër fitores së diskutueshme të presidentit Aleksandër Lukashenko në zgjedhjet e fundjavës së kaluar. I ashtuquajturi ‘’Marshi i Lirisë’’, vjen mes zemërimit në rritje lidhur me manipulimin e pretenduar të rezultateve zgjedhore dhe dhunës policore gjatë protestave që pasuan.
“Kur populli e kupton se zgjidhja është ai! Kur populli ndërgjegjësohet se zgjidhja është në forcën e tij!Belorusia – Indipendence Square Minsk Po ndodh”, shkruan ajo.
Në përgjigje të këtij postimi Martin Henze, Këshilltar i CDU ka drejtuar pyetjen: Ku është opozita në Shqipëri?



















