Protestuesit amerikanë të armatosur me armë luftarake automatike detyrojnë parlamentin e shtetit të Miçigamit të rrëzojë planin e Guvernatores së majtë (të mbështetur në fushatën e fundit nga Soros) për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme!
Reagim nga Avokati Altin Goxhaj, një ndër përfaqësuesit e @Koalicioni Për Shqipërinë
Per mua këto foto janë arsyeja se pse SHBA nuk ka qenë, nuk është, dhe nuk do jetë kurrë diktaturë sepse u projektua që në Kushtetutë nga Eterit e Kombit e drejta për të mbrojtur me armë liritë kushtetuese nga çdo kush që guxon ta rrejë mëndja se mund t’ua marrë!
Dhe pikërisht për këtë arsye kanë ushtrinë “popullore” më të madhe në planet: Shoqatën Kombëtare të Pushkatarëve – NRA (@National Riffle Association) dhe 100 milionë amerikanë të armatosur (sipas Gallup International në 2019, 30% e amerikanëve kanë në shtëpi minimumi një armë)! Kush mund t’a mundë këtë ushtri?! Ja pse duhet arma: për të mbrojtur lirinë!
Prandaj kam qenë dhe mbetem pro lirisë amerikane të mbajtjes së armëve por edhe pro Amerikës si Komb si Shtet si Ideal Lirie që në kohë të Enverit
Amerika është vend i bekuar i lirisë si garancia e vetme përballë këtij konspiracioni global për të fundosur njerëzimin në errësirën e një Diktature Globaliste të Elitave!
Fuqia dhe shpirti i popullit dhe lidershipit konservator amerikan, e kombinuar me logjikën e gjykatësve kushtetues gjermanë (që po e rrëzojnë Skenarin Komunist të OBSH land pas landi), dhe qytetaria e Suedezve janë Buldozeri Planetar që do ta rrëzojë Konspiracionin më të madh global kundër Njeriut të Lirë!
Sot në kryeqytetin @Lansing të Miçigam, u zhvillua një ndër betejat më të rëndësishme që do të mbahet mend! Fitoi Populli Amerikan kundër Diktaturës dhe Fashizmit Liberal Sorosian dhe kjo frymë do të shpërndahet në të gjithë Amerikën dhe kudo në botë!
Qentë e Sorosit në Shqipëri, Rama, Meta & Basha, sot nuk ndihen si qenër që duhet të ruajnë stanin e deleve-njerëz por si peshq pa ujë sepse konspiracioni i tyre kundër Popullit Shqiptar për të na shitur si bagëti për eksperimentet e OBSHsë së Kinës dhe Gates & Co nga sekseri Soros, po pëson goditjet e para!
GO TRUMP! KEEP AMERICA GREAT AGAIN! GOD BLESS AMERICA! GOD BLESS ALBANIA!
Info sipas @Nova Media
Protestuesit e armatosur futen brenda parlamentit të Miçigan, ligjvënësit votojnë kundër gjendjes së emergjencës
Ligjvënësit u detyruan të vishnin jelekë antiplumb pasi protestues të armatosur u futën në parlamentin e shtetit Miçigan, në Lansing, pak minuta para se dhoma e përfaqësuesve të hidhte poshtë kërkesën e Guvernatores Gretchen Whitmer për të zgjatur gjendjen e emergjencës.
Pamjet ishin dramatike, por asnjë efektiv i forcave të rendit nuk ndërhyri për të larguar protestuesit, pasi në Miçigan lejohet të mbash armë zjarri edhe brenda parlamentit, për sa kohë janë të dukshme dhe mbahen sipas ligjit.
Protestuesit, të cilët nuk po mbanin maska, qëndronin vetëm pak centimetra larg efektivëve të Policisë së Shtetit.
Protesta e quajtur “Atdhetari amerikan” organizohej nga një shoqatë lokale, pjesëtarët e së cilës mbanin gjithashtu tabela mbështetëse për presidentin Donald Trump dhe kundër guvernatores Whitmer.
Përfaqësuesit e Kongresit të Shtetit, shumica republikanë, në fund vendosën të mbështesnin kërkesën e protestuesve dhe të votonin kundër zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, por u shprehën në favor të rregullave të distancimit social dhe qëndrimit në shtëpi për sa më shumë të jetë e mundur.
Shtetet e Bashkuara janë një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi, me mbi 1 milion raste të konfirmuara dhe mbi 60 mijë viktima. Shteti i Miçiganit ka mbi 40 mijë raste dhe mbi 3600 viktima. Megjithatë, në shumë shtete dhe qytete njerëzit kanë kundërshtuar masat dhe kanë organizuar protesta të ngjashme.



















