Protesta e Unazës së Re, Braimllari dhe Kërpaçi në mbështetje të banorëve

500
Sigal

Ish-deputetët e LSI, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi ishin të pranishëm ditën e sotme në protestën e banorëve të Unazës së Re.

Nga kjo protestë, Braimllari u shpreh se qytetarët kanë përballë një kryeministër dhe një qeveri të korruptuar që nuk mbron interesim qytetar por atë të oligarkisë dhe krimit të organizuar.

“Projekti korruptiv dhe kriminal tek Unaza e Re është fytyra e vërtetë e Edi Ramës. Njerëzve të varfër që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre i arreston dhe i dhunon ndërkohë kriminelët lëvizin të lirë me bekimin e qeverisë dhe të Edi Ramës. Banorët e Unazës së Re, Bulevardit të ri dhunohen e arrestohen ndërkohë Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qëndro lëvizin të lirë dhe shijojnë në resorte luksoze paratë e grabitura ndaj qytetarëve. Shikoni si banditët e Edi Ramës thyejnë dyert e bashkisë për të zaptuar institucionet të cilat nuk ia besuan qytetarët. Po zaptojnë me dhunë dhe me terror shtetëror institucionet sepse kjo është filozofia e Edi Ramës zapto, shkatërro, dhuno ç’të gjesh përpara. Qytetarët nuk do ja falin dhunën e ushtruar dhe terrorin shtetëror Edi Ramës dhe zagarëve të tij.”– u shpreh Braimllari.

Ndërkohë, ish deputetja Kërpaçi u shpreh se rezistenca e banorëve të Unazës së re nuk është vetëm një betejë e drejtë në mbrojte të shtëpive të tyre, por rezistenca e tyre duhet të triumfojë pasi kjo betejë po mbron interesin publik përballë atij të Edi Ramës dhe 5 oligarkëve!

“LSI është në çdo moment bashkë me qytetarët në rezistencën për demokraci dhe shtet të së drejtës!” – theksoi Kërpaçi.