Protesta e avokatëve, reagon Manjani: Mos braktisni detyrën

444
Dhoma Kombëtare e Avokatisë deklaron se në rang vendi do të bojkotohen të gjitha proçeset hetimore dhe gjyqësore, në çdo nivel gjykimi ditën e hënë 8 shkurt 2016.
Dita e bojkotit do të jetë vetëm fillimi i një proçesi që do të zgjatet në varësi të reflektimit që ata kërkojnë nga shteti sa i takon ndryshimeve të ligjit “Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat e regjistruar si të vetpunësuar të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të”
“DHKA njofton seKëshilli Drejtues i saj, i mbledhur sot në datën 02 Shkurt 2016, pasi diskutoi në lidhje mendryshimet në ligj dhe VKM nr. 37 datë 21/01/2016 “Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat e regjistruar si të vetpunësuar, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar të familjes që punojnë e bashkëjetojnë me të” konstatoi se këto akte cënojnë rëndë liritë dhe të drejtat kushtetuese dhe ligjore” thuhet në deklaratën e ardhur me email në redaksitë e mediave.
Në njoftimin e saj Dhoma Kombëtare e Avokatisë sqaron se nuk do ti nënshtrohen bojoktit vetëm seancat që do të zhvillohen lidhur me masat e sigurimit personal.
“Avokatët që do të veprojnë në kundërshtim me këtë vendim bojkoti, konsiderohen në shkelje të rëndë të ligjit nr. 9109 datë 17.07.2003 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, statutit dhe Kodit Etik të Avokatit dhe për rjedhojë do t’i nënshtrohen proçedimit disiplinor” 
Në një reagim të menjëhershëm Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i bën thirrje avokatëve të mos braktisin detyrën e shërbimit publik. Në mënyrë të veçantë të mos braktisen seancat për masën e sigurisë
“Avokatët e shërbimit ligjor falas duhet të jenë disponibël për shërbimin” thuhet në deklaratën e ministrit
Këshilli Drejtues i DHKA në mënyrë unanime vendosi 
1- Dita e Hënë, datë 8 Shkurt 2016 të të bojkotohen në rang vëndi të gjitha proçeset hetimore dhe gjyqësore, në çdo nivel gjykimi.
2. Dita e bojkotit do të jetë vetëm fillimi i një proçesi që do të zgjatet në varësi të reflektimit të shtetit.
3. Nuk do ti nënshtrohen bojoktit vetëm seancat që do të zhvillohen lidhur me masat e sigurimit personal.
4. Avokatët duhet të marin masa për njoftimin e klientëve të tyre për të marë masat për përfaqësim individual në gjykata dhe për të kërkuar shtyrjen e seancave të kësaj dite.
5. Avokatët që do të veprojnë në kundërshtim me këtë vendim bojkoti, konsiderohen në shkelje të rëndë të ligjit nr. 9109 datë 17.07.2003 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, statutit dhe Kodit Etik të Avokatit dhe për rjedhojë do t’i nënshtrohen proçedimit disiplinor.
Sigal