Protesta e AlbControl, Basha akuza Ramës: Dështove me aeroportin e Rinasit

192
Sigal

Dështimi i një njeriu që vuri interesat e tij mbi shqiptarët!

Nga Lushnja, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sërish për protestën e kontrollorëve të Albcontrol, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka dështuar me aeroportin e Rinasit.

Sipas Bashës, Rama vuri veten mbi shqiptarët.

Edhe kjo që po ndodh në aeroport është dështimi i një njeriu që ka vënë interesat e tij mbi ato të çdo shqiptari. Dua ti referohem atyre nënave që takova. Ora po vjen, dita po vjen,”– pohoi Basha.

Kujtojmë se fluturimet në Aeroportin “Nënë Tereza” janë pezulluar që prej ditës së djeshme, për shkak të protestës së kontrollorëve që kundërshtuan uljen e pagës, ndërsa sot do të nisin vetëm fluturimet esenciale.